Sarkozy nën hetim për marrje 
rryshfeti në favor të Katarit

Sarkozy nën hetim për marrje <br />rryshfeti në favor të Katarit
Ish-presidenti francez do të gjykohet për marrje rryshfetesh në mbështetje të Emiratit të Katarit për organizimin e Botërorit të futbollit në vitin 2022.

Fushata është organizuar në vitin 2010 kur Sarkozy ishte në krye të shtetit francez.

Ai akuzohet se ka përfituar transaksione parash i favorizuar edhe nga shitja e ekipit francez PSG-së te biznesmeni i fuqishëm nga Katari Nasser al-Khelaifi, në mënyrë që të lobonte te drejtuesit e FIFA-s për dhënien e të drejtës së organizimit të Botërorit të Futbollit të vitit 2022.

Sarkozy është tifoz i abonuar  te PSG për të ndjekur ndjeshjet e klubit të kryeqytetit në stadiumin "Parc des Princes".

Katari është kritikuar vazhdimisht për kushtet e papërshtatshme, gati skllavëruese në të cilën punojnë punëtorët vendas.

Emirati i Katarit është një shtet me temperatura të larta atmosferike dhe nuk ka shënuar ndonjë arritje në arenën e futbollit ndërkombëtar.

Shteti arab po sulmohet prej kohësh edhe nga vendet fqinje për përkrahje të paligjshme të ISIS-it.

Marrëdhëniet mes Francës dhe Katarit janë intensive në fushën e biznesit dhe investimeve.

Shumë biznesmenë nga Katari sigurojnë astete publike në Francë.

Ndaj ish-presidenti 62-vjeҫar rëndojnë dhe akuzat për falsifikim të llogarive personale gjatë fushatës për t'u rizgjedhur president në vitin 2012.

Ndërkohë ai është shënjestruar nga prokurorët francezë edhe për pranim të parave të pastruara nga ish-diktatori i rrëzuar libian Muammar Gaddafi.

Avokati personal i Nicolas Sarkozy ka deklaruar se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore në lobimin në favor të Katarit për fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Sarkozy po qëndron aktualisht në Francë me bashkëshorten e tij ish-modelen Carla Bruni.

Apartamenti i tyre u bastis nga oficerët e krimit ekonomik menjëherë sapo humbi imunitetin presidencial në vitin 2012.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar