Scholz shprehet pas sulmit kundër klubit LGBTQ në Oslo: Lufta kundër terrorit na bashkon

Scholz shprehet pas sulmit kundër klubit LGBTQ në Oslo: Lufta kundër terrorit na bashkon

1656188052_we23.JPG

Sulmi kundër një klubi të komunitetit LGBTQ në Oslo natën e së shtunës, ku humbën jetën dy persona dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, 10 prej tyre rëndë ka tronditur opinionin jo vetëm në Norvegji. Shoqata e komunitetit të homoseksualëve dhe lezbikeve, LSVD në Gjermani i ka quajtur plumbat e një islamisti në një klub të preferuar në Oslo si atentat kundër komunitetit queer në një shoqëri liberale. "Ky sulm është një krim i urrejtjes, në mes të një hapësire të sigurtë për njerëzit queer", ka deklaruar kreu i shoqatës, Henny Engels në një njoftim për shtyp. Mendimet tona janë tek viktimat, të plagosurit dhe të afërmit e tyre.

Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz është shprehur i tronditur. Sulmi kundër komunitetit queer e trondit atë thellë, shkroi Scholz në twitter. Mendimet e tij janë me të afërmit e familjarët. Scholz u uron të plagosurve shërim të shpejtë. "Populli norvegjez mund të jetë i sigurtë për solidaritetin tonë. Lufta kundër terrorit na bashkon."

Shërbimi informativ norvegjez, PST e kategorizoi sulmin kundër komunitetit LGBT në Oslo si sulm terrorist islamist. Atentatori që policia e arrestoi dyshohet se është një norvegjez me rrënjë iraniane. Klubi "London" në Oslo është një pikëtakimi e preferuar për komunitetin queer./DW


Lajmi kryesor:

Sulm me armë në një klub nate homoseksualësh në Oslo, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur! Anulohet parada LGBTQI+


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille