Greqia dhe Bashkimi Evropian mund të arrijnë një marrëveshje gjatë kësaj jave për të aprovuar ndihmën aq shumë të dëshiruar nga Athina.
Kjo ishte deklarata e shefit të Parlamentit Evropian Martin Schulz në një intervistë ku deklaronte se sipas tij, deri në fund të kësaj jave do të arrihet mirëkuptim i mjaftueshëm për të zhbllokuar dhënien e fondeve emergjente.
Kjo deklaratë erdhi pikërisht pas takimit të rëndësishëm të kryeministrit Grek Aleksis Tsipras me Kancelaren Gjermane Angela Merkel në Berlin, që pavarësisht se nuk pati rezultat të qartë u prit pozitivisht.
Ky takim ndikoi në përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara mes qeverisë gjermane dhe asaj greke, pas retorikës së ashpër gjatë javëve të fundit. Dy liderët ranë dakord që steriotipet e krijuara vitet e fundit mes dy vendeve mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut.
Greqia kërkon këstin e fundit të borxhit prej 240 miliard eurosh për daljen nga kriza ekonomike, një këst prej 7 miliard eurosh, të siguruar nga kreditorët evropianë të njohur si Troika. Brukseli refuzon të japë këtë shumë pa aprovuar fillimisht një paketë reformash që qeveria greke duhet t’ia paraqesë për kreditorët e BE-së.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com