TIRANË – Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani paralajmëroi ngritjen e një grupi pune që do të bëjë vlerësimin për Kodin e ri Penal. Nga Kuvendi, ku prezantoi raportin për veprimtarinë e vitit 2024 të institucionit që drejton, Bogdani tha se s'kanë dashur të japin një përgjigje të thatë, por të bëjnë një analizë të detajuar për të kuptuar se çfarë shkon apo nuk shkon me draftin e propozuar. 

“Sapo të mbarojmë me detyrat e shtëpisë në procesin e integrimit, do t’i dedikohemi krijimit të një grupi pune që të thotë në mënyrë më të specializuar lidhur me dispozitat e veçantë të Kodit. Nuk kemi dashur të themi një “po” apo  “jo” të thatë në lidhje me cilësinë e Kodit. Është përmendur një pretendim lidhur me teknikën legjislative. Është e vështirë një dispozitë, dhe jo më 900 e ca nene. Është e vështirë të bësh vlerësimin e tyre në raport me BE, me rezolutat e ndryshme apo direktivat e BE”, u shpreh Bogdani.

Ajo tha se brenda 2 viteve e gjysmë në vend nuk do të ketë më vakanca në zyrat e prokurorive në vend. 

“Këshilli ka marrë masa që të garantojë funksionalitetin e institucioneve. Për vitin 2024, numri i prokurorëve ka qenë 218 nga 341 që parashikohen në sistem. Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 të përkohshme. 57 vakancat e përhershme planifikohet që të mbyllen brenda dy vitesh e gjysmë pasi të emërohen magjistratët prokurorë vitin që vjen dhe në vijim”, tha ajo. 

Bogdani komentoi edhe çështjen e sigurisë në gjykata dhe Prokurori dhe infrastrukturën e tyre. Ajo tha se në dhjetor do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët me KLGJ lidhur me këtë problematikë, ndërsa sa i përket prokurorëve, ajo theksoi se gjatë 2024, 11 prej tyre kanë kërkuar mbrojtje të plotë për veten dhe familjarët e tyre. Në 2025, kanë qenë deri më tani 7 prokurorë që kanë kërkuar mbrojtje.

Nuk i shpëtoi pyetjes për kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ajo tha se vendimet e gjykatave mund të komentohen brenda një kuadri etik, duke shtuar se nuk janë imunë ndaj kritikave. 

“Vendimet e gjykatë mund të komentohen, ne nuk jemi imun ndaj kritikave, ajo që mund të theksohet është liria e shprehjes, por bazuar ose kufizuar në çështje që lidhen me interesin publik apo ruajtjen e reputacionit të sistemit të drejtësisë. Të gjitha proceset mund të komentohen brenda kuadrit etik, natyrisht brenda garancive dhe kufizimeve.", u shpreh ajo. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës nëse do të sillte kolaps çështja e rinovimit të mandatit të prokurorëve të SPAK, Bogdani, ndryshe nga Altin Dumani, tha se s’ka asgjë për t’u shqetësuar. 

“Të gjithë prokurorët janë të përgatitur për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Ka shumë prokurorë në sistem që kanë maturinë dhe ekspertizën për të shërbyer në SPAK. Në gjykimin tim nuk besoj se do të ketë një kolaps të SPAK”, shtoi ajo.

Për një pretendim të opozitës së prokurori i SPAK Dritan Prençi është kërcënuar lidhur me hetimin ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, kryetarja e KLP dha këtë përgjigje: 

“Nuk kemi informacion të tillë nga Prençi do të thotë se nuk ka ndonjë presion. Janë informacione që më së shumti jemi njohur nga media sesa nga zoti Prençi apo nga prokurorët e SPAK”, shtoi ajo.

Bogdani i njoftoi deputetët se më 10 nëntor zgjidhet kryetari i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa zëvendësuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK do zgjidhet në fillim të dhjetorit.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Ministri Lamallari: Kodi Penal nuk matet me dispozita, por me garancinë që jep për qytetarët dhe cilësinë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë fjalës së tij në Kuvend sot, ka folur lidhur me draftin për Kodin e ri Penal për ë cilin Lamallari tha se mund të matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancinë që jep.

“Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale. Nuk është nevoja të bëj referenca në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian të cilat kanë Kode me 700 apo 800 dispozita, si Italia, Spanja etj. Si harmonizohen dispozitat në një Kod kjo i përket teknikës legjislative. E rëndësishme është që ne të adresojmë 54 direktivat e Bashkimit Evropian të cilat duhet të bëhen pjesë e kuadrit ligjor vendas. Dhe në fund të kemi një produkt që garanton gjithëpërfshirjen dhe transparencën”, tha Lamallari.

Ndër të tjera ai theksoi se në finale të këtij procesi do të kemi një produkt i cili ka për të qenë më i miri që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe se Kodi i ri Penal do të ketë gjithashtu dakordësinë e Komisionit Evropian. 

Ora 16:52
Reforma në Drejtësi, Ardit Bido: Kuvendi, peng i mentalitetit! Sulmohet gjyqtarja sepse opozita nuk i pëlqen vendimet e saj

 

Deputeti i PS-së Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet.

Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë.

“Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punpnjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë  e drejtësisë. Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘greqisë’. E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persoan që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e nëj gjyqtari për politikë.

Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në cështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, tha Bido.

Ora 16:27
Spahia: Vetting-u la një boshllëk të madh në Gjykata dhe Prokurori

 

Deputeti i PD-së Bardh Spahia gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar, se procesi i vettingut, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori.

Sipas tij, shqiptarët duhet të presin me vite për të marrë drejtësi.

“Procesi i vettingut, megjithëse është një reformë e nevojshme, ka krijuar një boshllëk të madh në gjykata dhe prokurori. Duke cenuar drejtpërdrejtë efikasitetin e sistemit dhe në disa raste të drejtat themelore të njeriut.

Ndërkohë që ne përpiqemi që të krijojmë një drejtësi të pavarur, ndërhyrja e politikës vijon të jetë në një masë të konsiderueshme, aq sa cenohet hapur drejtësia për qytetarët. Edhe pse është caktuar buxhet për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve, fillimi i plotë i tij parashikohet vetëm në vitin 2030. Pra, a mund të presë qytetari i thjeshtë edhe 5 vite për një proces të drejtë dhe transparent. Me vetëm 26 gjyqtarë janë shqyrtuar 9850 çështje në një vit. Një ngarkesë e tejskajshme që tregon përpjekjen maksimale të trupës gjyqësore, edhe për pamundësinë për të dhënë drejtësi në kohë. Edhe Harta e re Gjyqësore nuk e ka zgjidhur problemin, përkundrazi ka sjellë ngarkesë, kufizim të aksesit në drejtësi”, tha Spahia.

Ora 15:44
Balla: Reforma në Drejtësi e Shqipërisë po rekomandohet në Moldavi! KLP dhe KLGJ duhet të fokusohen tek rekomandimet e Kuvendit

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri, po rekomandohet në Moldavi.

Balla tha se rezultatet e SPAK në 6 vite, ka rezultate më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite.

“Dëgjova se u tha se Reforma në Drejtësi, meqenëse ka dështuar, nuk iu është rekomanduar, nuk është e vërtetë zonja topalli. Përkundrazi, informohuni. Reforma në drejtësi në Shqipëri vijon të rekomandohet. Vendi i fundit që ka sjellë ekspertët këtu, pas Kosovës, në këtë moment që flasim, janë përfaqësues të Moldavisë në Shqipëri, të cilëve KE iu ka kërkuar, në fazat e formës që atyre iu është kërkuar, vettingu në njërën krah dhe SPAK kanë pasur një vizitë zyrtare ka takuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme atje, u tha se në lindëm si shembull i suksesit të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri. Pa dashur pa të hy në atë që tha kolegu Xhafaj, besoj se shifrat ua hodhën poshtë atë që ju u munduat të thoni tre ditë më parë. Unë nuk e di se ku e gjeni frymëzimin të thoni që Prokuroria e Krimeve të Rënda, në 15 vite kishte rezultate më të mira sesa SPAK në 6 vjet. Shifrat janë kokëforta dhe flaim për numër të lartë të proceduarve dhe rezultat më konkrete. Prandaj, ju të nderuar të PD-së, sepse të paktë në këtë diskursion sa i përket pjesës së opozitës, se ka edhe një copëz nga opozita që mendon ndryshe nga ju për ecurinë e Reformës në Drejtësi”, tha ai.

Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij, nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm.

‘Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, ku njëra prej tyre është se nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm dhe ky ka qenë fakt. Po ta mbani mend, një prej rekomandimeve që na e thoshte progresraporti çdo vit, nga 2008 deri në 2012. kishte një fjali, një frazë që thoshte, kërkohet që Shqipëria të ketë një listë të politikanëve të lartë, të cilët procedohen penalisht dhe drejtësia të vendosi, mbi fatinë tyre. Ku mendohej se kur ishin ju në krye të qeverisjes së vendit, që të kishte ministra, deputetë, ish-kryeministra që sot janë para drejtësisë. Kjo as nuk imangjinohej. Madje as nuk pranonin që të shkonin para prokurorit, kur ai të thirrtë. Sa kanë kaluar nga koha kur në 2011, kryeministri urdhëronte policinë që të mos zbatonte urdhërat e prokurorisë. ‘I bëj thirrje policisë që të mos zbatojë urdhërat për arrestimin e drejtuesve të Gardës të Republikës, të cilët me urdhër të Sali Berishës, kishin qëllur mbi popullin opozitar dhe mbi protestuesit dhe kishin lënë të vdekur 4 bijë nënash që sot janë heroj të Shqipërisë, Prandaj duhet të flisni mbi fakte që kanë ndodhur dhe fakte që kanë ndodhur. Duhet të vinte qershori i vitit 2013, kur shqiptarët i besuan qeverinë PS, dhe në 22 korrik 2016, 140 deputetë në këtë sallë, kanë votuar këtë Kushtetutë ku është ngritur drejtësia e re. Më mire djepi bosh, sesa shejtani brenda zonja Jozefinë dhe ‘shejtanët e drejtësisë’ shumica e tyre janë larguar”, tha Balla.

Po ashtu Balla i beri thirrje KLP-së dhe KLGJ-së, duhet që të fokusohen tek rekomandimet e Kuvendit. Sipas tij, rekomandimet e Kuvendit, nuk janë adresuar nga dy institucionet e drejtësisë.

‘Po duhet të merren të dhënat e fundit, gjimnazistëve minoritarë në Shqipëri t’i fusim në Universitet. Se bëjmë dot. Do të kemi kohë ta diskutojmë këtë gjë, po kur shtyhesh nga mania dhe ja fut noj herë kot. Për të shkuar tek çështja që jemi mbledhur, unë besoj se KP dhe KLGJ duhet të fokusohen tek rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë. Ndonjëherë konstatoj me keqardhje se na përsëritën vit pas vit, të cilat nuk janë adresuar. Mos harroni që detyrat që lë Kuvendit, zonja dhe zotërinj të KLP-së dhe KLGJ-së, rekomandimet e Kuvendit, i cili është institucioni më i lartë në këtë vend, duhet të thoni edhe pse nuk janë adresuar çështjet që Kuvendi iu lë detyra. Nuk e zgjedhim ne kryetarët e gjykatave. Ka qenë një kohë kur vinte dekreti për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe futej në sirtar dhe nuk dilte më”, tha ai.

Ora 15:09
Gjin Gjoni sulmon Reformën në Drejtësi: Më thoni ku është suksesi i saj? Shkolla e Magjistraturës s’funksionon, është bërë shtojcë e Akademisë Politike të PS

 

Deputeti i PD-së, ish gjyqtari Gjin Gjoni sulmoi Reformën në Drejtësi. Në Kuvend, Gjoni tha se Shkolla e Magjistraturës nuk funksionon më dhe se është kthyer në një shtojcë të Akademisë Politike të PS-së.

“Po ti referohesh bazës për të cilën është nisur reforma rezulton që asnjë nga elementët ligjorëe nuk kanë qenë problem e reformës. Kanë qenë elementë të reformës, korrupsioni, mungesa e pavarëissë, tejzgjatja e vendimeve? A janë arritur këto? Jo. Realiteti është ndryshe, pas 10 vitesh, 100% e kryetarëve të gjykatave nuk janë emëruar. Më thoni ku është suksesi i reformës? Kur 60% e prokurorëve të rretheve nuk janë emëruar. Kur sot shkon 4 vjet e gjysmë zbardhja e një vendimi gjyqësor dhe nuk është marrë asnjë masë nga ILD. Për 3 muaj të zvarritej vendimi në kohën kur isha unë anëtar i KLD shkonin për hetim disiplinor gjyqtarët. A janë shkarkuar njeri në këto 8 vjet? Jo, sepse janë zgjedhur aty janë njerëz të partisë. A funksionon shkolla e magjistraturës? Jo, Akademia Politike është bërë shtojcë e shkollës së magjistraturës së PS. Futen sot në shkollën e magjistraturës dhe nuk ngel asnjë njeri më. E kuptoni? Dhe ata kërkojnë të japin drejtësi sa prokurori bën ankim në kundërshtim me ligjin në kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit.”, tha ai.

Ora 15:00
Fatmir Xhafaj: Duhet të rritet llogaridhënia nga institucionet e pavarura! Për reformën në drejtësi, duhet transparencë

 

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj tha se institucionet e drejtësisë duhet të reformojnë procesin e llogaridhënies përpara Kuvendit dhe rrjedhimisht qytetarëve si një themel për përmbushjen e reformës në drejtësi.

“Në themel të reformës qëndron një parim i thjeshtë, drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika, por nuk mund të funksionoj pa llogaridhënie ndaj shoqërisë. Ndarja në dy këshilla të vecantë, nuk ishte rastësi por zgjidhje e menduar që synonte të ruante balancat në dy degë të sistemit. Komisioni i Venecias e mbështeti këtë zgjidhje. Prokuroria dhe gjyqësori kanë përgjegjësi të ndryshme dhe secili të kishte organin e vet të veprimit.

Shqyrtimi i veprimtarisë na tregon se sfidat në fushën e qeverisjes të sistemit mbeten të mëdha. Sipas raportit të BE-së,  KLGJ nuk ka mundur të menaxhojë tërësisht pushtetin gjyqësore për të rritur eficensën duke mos dëshmuar aftësinë për të shpërndarë burimet në mënyrë racionale.

Këshillat nuk kanë rritur të krijojnë një kulturë llogaridhënie. Kjo kërkon që Kuvendi duhet të ndalet seriozisht dhe të ndërhyje për të ndaluar këtë situatë. Pas më shumë së 5 vitesh, reforma në drejtësi ka hyrë në fazë të re, drejt konsolidimit. Ne kemi nevojë për analizë të thelluar, jo për t’i gjykuar, por për të reflektuar me përgjegjësi për mënyrën sesi po funksionojnë këto institucione.

Duhet të rishikojmë kriteret e përzgjedhjet se kandidatëve jomagjistratë. Duhet të garantojmë që përfaqësimi i tyre të mos jetë formal por për të garantuar llogaridhënie e transparencë.  Kuvendi të përforcojë format dhe mekanizmat e monitorimit të punës së këshillave dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë”, tha Xhafaj.

Ora 13:46
Mirela Bogdani nuk pajtohet me Altin Dumanin: Nuk do të ketë kolaps në SPAK pas përfundimit të mandateve! Anëtarët e KLP janë të përgatitur për presione

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ndryshe nga Dumani, nuk parashikon kolaps në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas përfundimit të mandatit të prokurorëve dhe të mos pasurin të drejtën e rikandidimit.

Bogdani sqaron se SPAK i ka krijuar konturet e veta dhe se mandatet e prokurorëve nuk përfundojnë të gjithë në një kohë, nuk do të çojë mosfunksionim të strukturës, shtuar këtu që edhe prokurorët e tjerë të Shqipërisë, pavarësisht se nuk ushtrojnë funksionin e tyre në SPAK, do të jenë të gatshëm për të asistuar.

“Nuk mund të bëjmë vlerësim apo ndryshim legjislacioni. Jemi të detyruar të zbatojmë Kushtetutën. Lidhur me mundësinë nëse mund të kolapsohet puna e SPAK, të gjithë prokurorët brenda SPAK apo jo, janë gati për të mbrojtur interesin publik pavarësisht strukturës ku shërbejnë. Nuk mendoj e mund të shkojnë puna në kolaps”, tha Bogdani.

Pjesë e pyetjes ishte dhe nëse anëtarët e KLP-së janë të gatshëm për të përballuar presionin lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. Bogdani është përgjigjur që çdo anëtar i KLP i e ka marrë përsipër në kohën që është bërë pjesë e institucionit, të ushtrojë detyrën me integritet të plotë dhe pa u ndikuar.

“Çdo anëtarë i KLP në momentin që është përzgjedhur për tu bërë pjesë e ka marrë përsipër për të ushtruar profesionin të pavarur pa u ndikuar nga influencat e jashtme”, tha Bogdani.

Ora 13:43
Kritikat e Ramës për prokurorët e gjykatësit? Bogdani: Ne nuk jemi imunë, pranojmë kritika

 

Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani u pyet nga opozita edhe për kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve e gjyqtarëve. Bogdani tha se të gjitha procedurat mund të komentohet brebnda një kuadri etik, duke theksuar se nuk janë imunë ndaj kritikave.  

“Vendimet e gjykatë mund të komentohen, ne nuk jemi imun ndaj kritikave, ajo që mund të theksohet është liria e shprehjes, por bazuar ose kufizuar në çështje që lidhen me interesin publik apo ruajtjen e reputacionit të sistemit të drejtësisë. Të gjitha proceset mund të komentohen brenda kuadrit etik, natyrisht brenda garancive dhe kufizimeve. Ne nuk jemi persona imunë, nëse jemi në një funksion publik dhe standardet e gjykatave europiane të të drejtave të njeriut kanë thënë që duhet ta kesh lëkurën pak më të trashë, mund të suportosh kritika ndaj të gjithë, deri në çfarë mase ndihet pastaj prokurori i kërcënuar kjo është për tu verifikuar dhe trajtuar në nivel institucional. Ne pranojmë kritika nga kolegët e të gjithë”, tha Bogdani.

Ora 13:38
Bogdani: Zgjedhja e kreut të ri të BKH do bëhet brenda 10 nëntorit! Drejtuesi i ri i SPAK në fillim të dhjetorit

 

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani u pyet edhe për procedurat për krerët e rinj të SPAK dhe BKH-së. Ajo tha se procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të BKH pritet të përfundojë deri më 10 nëntor, ndërsa kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme pritet të zgjidhet në fillim të dhjetorit.

“Lidhur me procesin e drejtuesit të BKH në komunikim me strukturat e Prokurorisë së Posaçme për shkak të verifikimeve disi të zgjatura të aplikimeve për kandidatët rreth 10 nëntor të finalizohet procesi. Ndërsa për zgjedhjen e drejtuesit të SPAK, besoj se ndoshta fillimi i dhjetorit por jemi duke e disktuar me anëtarët e këshillit, besoj se do të përfundojë procesi nga fillimi i muajit dhjetor që drejtuesi i ri të ketë mundësi të bëjë marrjen e detyrës në mënyrë më të natyrshme nga aktuali. Do të jetë para datës 16 kur mbaron mandati i drejtuesit aktual.", theksoi Bogdani. 

E pyetur nëse ka pasur problematika gjatë procesit, ajo tha: 

"Lidhur me drejtuesin e BKH ka pasur komunikim për një pretendim që drejtuesi i mëparshëm ka pasur për një zgjatje në mënyrë automatike për një mandat të dytë 5 vjeëar në krye të BKH. Kështu që është parashikuar edhe në koordinim me SPAK që ka kompetencën për procedurën e përzgjedhjes, është vendosur që të aplikohet neni 33 i ligjit që sipas të cilit detyra përfunditmare e këshillit të kryhet në momentin që vjen kandidatja apo propozimi që do të rekomandohet nga SPAK. Nuk mund të themi se ka pasur problematika por diskutime dhe qëndrime të ndryshme për mënyrën se si të interpretohet ligji."

Ora 13:23
Presion dhe kërcënime ndaj prokurorit Dritan Prençi për hetimin ndaj Ballukut? Ja si përgjigjet kryetarja e KLP-së

 

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani iu përgjigj edhe pyetjes nëse ka pasur informacione për ndërhyrje të paligjshme te Prokurorët.

“Zyrtarisht në KLP, informacione të tilla nuk kanë trokitur ende. Por sa herë ka pasur shqetësim vetë prokurorët kanë kërkuar që KLP të reagojë me deklarata publike. Është marrë me seriozitet kjo çështje, është diskutuar më të gjithë anëtarët, kemi pasur debatet për mënyrën se si duhet adresohet kjo mbrojtje publike dhe pasi kemi bërë hetim administratim të plotë, kemi arritur të vendosur nëse duhet të dalim me qëndrim publik. Janë 3-4 qendrime publike të këshillit për 2025.”, u shpreh Bogdani.

Pyetjes nëse ka pasur ndonjë denoncim nga prokurori i Posaçëm Dritan Prençi për kërcënime të mundshme lidhur me hetimet që po kryhen për zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

“Nuk kemi informacion të tillë nga Prençi do të thotë se nuk ka ndonjë presion. Janë informacione që më së shumti jemi njohur nga media sesa nga zoti Prençi apo nga prokurorët e SPAK”, shtoi ajo.

Ajo komentoi edhe ankesat për kohën e zgjatur të proceseve hetimore.

“Situata është e njohur për shkak të vakancave në sistem. Ka pasur ngarkesë jo të arsyeshme më të lartë krahasuar me situatën përpara vettingut, gjithsesi lidhur me funksionalitetin e zyrës apo stokun e tyre, kemi kërkuar asistencë nga një projekt i BE që rë targetojmë dhe të kemi një studim për një strategji ose disa hapa që duhet të ndjekim përt të ngarkuar ngarkesën në Prokurori. Janë përzgjedhur dy Prokurori pilot, ekspertët janë italianë në bashkëpunim edhe me zyrat e Prokurorisë. Është Lezha dhe Elbasani, Prokurori mesatare, dhe projekti është në procesin e mbledhjes së informacionit për të parë nëse ka backlog apo jo dhe si duhet adresuar. Po miratojmë edhe një rregullore të posaçme për skemën e delegimit. Në nëntor, nga ILD, një nga çështjet që do adresohet është edhe pretendimi i zvarritjes së seancave në fazat e hetimit", shtoi ajo. 

Ora 13:21
Bogdani: Në 2024, 11 prokurorë kërkuan mbrojtje të plotë për veten dhe familjet e tyre! Në 2025, deri tani janë 7

 

Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, komentoi edhe sigurinë në Gjykata dhe Prokurori. Në Kuvend, ajo tha se KLP dhe KLGJ do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët për të adresuar çështjen e sigurisë dhe të insfrastrukturës në institucionet e drejtësisë.

“Pjesa e sigurisë apo infrastruktura në Prokurori, nga niveli i adresimit të masave varet nga KLP dhe me KLGJ duhet të hartojnë strategji për sigurinë në gjykata dhe prokurori. Mbledhja e përbashkët do të adresojë në mënyrë të dedikuar këtë çështje, do zhvillohet në dhjetor ndësa për infrastrukturën është Prokuroria e Përgjithshme institucioni që ka buxhetin dhe detyrimin për të menaxhuar infrastrukturën dhe të tjera. . Në takimin e përbashkt me KLGJ do të jetë pjesë edhe Prokurori i Përgjithshëm për të adresuar në mënyrë të plotë këtë çështje.”, tha Bogdani.

Ajo theksoi se brenda Këshillit kanë një komision për mbrojtjen e Prokurorëve, ndërsa shtoi se në vitin 2024, 11 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të plotë për ta dhe familjen e tyre. Në 2025, shtoi ajo, kanë kërkuar 7 prokurorë.

“Në 2024, kanë 11 prokurorë që kanë bërë kërkesa dhe u është miratuar kërkesa për të pasur mbrojtje të plotë dhe për familjet e ryre. Për 2025, janë 7 të tillë. “, shtoi ajo.

Ora 13:18
Bogdani i përgjigjet opozitës, koha pengesë për shqyrtimin e shumë çështjeve! Paralajmëron ngritjen e një grupi për shqyrtimin e draftit të Kodit Penal

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani i është përgjigjur pyetjeve të paraqitura nga opozita. Një prej pyetjeve kishte të bënte me aprovimin e hartës së re gjyqësore, për të cilën Bogdani tha se koha ka qenë e kufizuar për të shqyrtuar saktësisht zhvillimin e shpërndarjes apo të përbërjes së zyrave të prokurorive apo gjyqësore.

“Në kushtet aktuale të sistemit, në funksion të hartës gjyqësore, çështje kryesore e ngritur ka qenë aksesi. Ka qenë në konsideratë zvogëlimi i aksesit të qytetarëve por të që cilësia e dhënies së shërbimit të jetë më e lartë.

Një eficensë më e lartë e atyre zyrave të prokurorisë apo të gjykatave që kishin ngelur me 1 apo 2 prokurorë e gjyqtarë. Për të krijuar balancën, për të ruajtur funksionalitetin dhe për të rritur standardizimin është vendosur aprovimi i hartës së re gjyqësore”, tha Bogdani.

Një prej pyetjeve, lidhej me problematikat e regjistrimit në Shkollën e Magjistraturës, për të cilën Bogdani tha se vetë KLP nuk ka target për monitorim, por bëri me dije se një hetim është nisur nga vetë shkolla për çështjen në fjalë.

“Problemet që pati vitin e kaluar konkurrimi i pranimit të magjistratëve të rinj shkolla e magjistraturës.

KLP nuk ka kompetencë rishikuese ose monitoruese për veprimtarinë e shkollës së Magjistraturës. Në borin është ngritur shqetësimi, por dhe për një provim për pretendim për parregullsi. Për konkursin është kryer një hetim nga shkolla, janë dhënë disa masa disiplinore”, tha Bogdani.

Një pyetje me interes të lartë, ishte ajo për draftin e Kodit të ri Penal, për të cilin Bogdani tha se nuk është gjetur koha për tu parë me detaje e aq më pak për të dhënë një përgjigje të strukturuar.

Kryetarja e KLP tha se pas përmbushjes së detyrave të caktuara nga BE, është vendosur ngritja e një grupi të specializuar me qëllim shqyrtimin dispozitave të veçanta në kodin e propozuar.

“Ky është akt voluminoz, janë diku rreth 900 e ca nene. Nga këshilli është diskutuar kjo çështje. Nuk kemi pasur kohën e nevojshme për të hyrë në detaje. Kemi vendosur që sapo të plotësojmë detyrat e shtëpisë nga BE, do t’i dedikohemi krijimit të një grupi pune që të bëjë një oponencë të specializuar lidhur me dispozita të vecanta të Kodit. Këshilli nuk ka dashur të japë një përgjigje të thatë”, tha Bogdani.

Ora 12:57
Kryetaren e KLP nuk e dëgjon askush në Parlament, Bogdani e shqetësuar! Peleshi: Ne këtë problem kemi gjithë kohës (VIDEO)

 

Ndërkohë që në Kuvend raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, askush nga deputetët nuk Parlament nuk e kishte mendjen dhe nuk po e dëgjonte.

Disa deputetë nga të dyja krahët politik ishin në këmbë dhe diskutonin me njëri-tjetrin, duke krijuar zhurmë në sallë.

E ndodhur në këto kushte, Bogdani ndërpret fjalën dhe drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili thotë:

“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve.

Ora 12:48
Raporti i KLP, kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë minus! Pritet të plotësojmë vakancat brenda 2 viteve

 

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani raporton sot veprimtarinë e punës për vitin 2024 të institucionit që drejton. Bogdani evidentoi dhe vakancat në institucion duke bërë me dije se aktualisht KLP përbëhet nga 218 prokurorë nga 341 që parashikohen në sistem.

“Aktualisht kemi përmbyllur numrin 46 të vlerësimeve etike dhe profesionale. Ka për 25 kandidatë për vetingun në hyrje, Kemi verifikuar 23 kandidatë që kanë përfunduar formimin he kemi kryer verifikimet për 9 kandidatë për poste drejtues.

Për vitin 2024 numri i prokurorëve 218, nga 341 që parashikohet në sistem. Aktualisht kemi 284 prokurorë, 57 vakanca të përhershme dhe 39 vakanca të përkohshme. 57 të përhershme planifikohet të mbyllen në harkun kohor e 2 viteve e gjysmë pasi të emërohen mashtritratë prokurporë vitin që vjen dhe dy vtiete që vijnë. Do të jenë numri 39 janë prokurorë që janë në shqyrtim në shkallën e dytë të Apelit.

Viti 2024 ka treguar se çdo vendimmarrje e KLP nuk është thjeshtë një akt administrativ por një mesazh për sistemin. Raporti nuk është vetëm përmbledhje, por një pasqyrë e përgjegjësive dhe kompetencave”, tha ndër të tjera Bogdani.

Ora 12:28
Muçi dhe Tabaku ‘përplasen’ për minatorët e Spaçit: Statusi i tyre s’u miratua kur ishte në pushtet PD! Deputetja demokrate: Mos bëj opozitë mbi opozitën (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi dhe demokratja Jorida Tabaku shkëmbyen replika në Kuvend pas propozimit të kësaj të fundit për të future në rend dite diskutimet për protestën e miratorëve të Spaçit në Mirditë. Muçi tha se u habit që deputetja demokrate propozoi një gjë të tillë, por kujtoi se sa ishte në pushtet PD nuk e miratoi statusin e minatorit. Replika e Tabakut ishte e menjëhershme, e cila tha se Muçi nuk duhet të bëjë opozitë mbi opozitën, por për një gjë të tillë duhet t’i kërkojë llogari qeverisë.

Redi Muçi: Sa i përket propozimit të zonjës Tabaku për futjen në rendit e ditës për minatorët e Spaçit, me habi konstatoj konstatoj që në kuvendin e vitit 2025, PD po përmend fjalën minatorë. E mbështes propozimin, megjithatë edhe përderisa u fol këtu për statusin e minatorit, dua të kujtoj se kur ishte 8 vjet në pushtet nuk e miratoi statusin e minatorit. Shumë mirë që e propozoi për miratim. Shpresoj të njëjtën gjë të bëjë edhe maxhoranca, të merret me problemet reale dhe jo t’i përdorë minatorët për retorikë. Më bën habi fakti që Tabaku përmendi sot protestën e minatorëve por vetëm pak metra larg po zhvillohet protesta e pensionistëve për 700 mijë pensionistë që janë ende me pensione urie dhe më habit se si deputetët e PD nuk e vunë re protestën e pensionistëve, që duhet të futur në rend dite. Uroj që PD dhe PS të bien në konsensus të shqyrtojnë problematikat e dy grupimeve sociale.

Jorida Tabaku: Për Redi, Redat dhe qorrët që nuk shohin. PD e ka propozuar statusin e minatorit këtu e tre vite të shkuara, e kam fiormosur unë. Kemi diskutuar dhe debatuar në këtë sallë parlamenti. Dhe një sugjerim meqenëse je deputet i ri, të bësh opozitën e opozitës nuk të shkon. Sot duhet të kishe dalë dhe t’i kërkoje llogari qeverisë se pse propozimet e PD për pensionin minimal dhe statusin e minatorit nuk po zbatohen. Sot parlamenti duhet të kishte folur, zotit Redi Muçi i sugjeroj që të bëjë kauzat e veta, të fillojë dhe të sjellë propozimet e veta, dhe të mos merret me PD. PD i ka këto çështje të shenjta dhe 60 amendamente për pensionet kanë ardhur nga PD në këtë parlament. 3 për minatorin. Turp të merresh këtu me opozitën, kur t’i kërkosh llogari qeverisë. Mos e përdor parlamentin për të sulmuar ato që flasin për njerëzit.

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?