Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin

Gjyqi për shpifje ndaj Bardhit/ Ish-kryepolici i Shkodrës i ‘fal’ dëmshpërblimin: Duam vetëm dënimin

Edmond Sulaj dhe Gazment Bardhi

TIRANË - Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në çështjen e padisë për shpifje të ngritur nga ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula, kundër deputetit Gazment Bardhi. Vetë Bardhi nuk është i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokatët e tij ndërsa ish-drejtori Sula ishte në seancë, informon gazetarja Keti Banushi.

Në nisje të seancës avokati i Edmond Sulës u shpreh se klienti i tij nuk kërkon dëmshpërblim por vetëm dënimin e Bardhit, pasi i ka dëmtuar imazhin për shkak të fyerjes së bërë botërisht. 

'Deklaroj se tërhiqen nga kerkesa për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por kërkojnë vetëm dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi për veprat penale të fyerjes dhe shpifjes së bërë botërisht', thotë avokati.

Seanca e radhës u la për datën 30 janar, në ora 09:00.

Padia ka si objekt deklaratat e bëra nga Bardhi gjatë një interpelance më 12 shtator 2024, ku ai pretendoi se Edmond Sula ishte emëruar nga grupe të strukturuara kriminale dhe u shërbente atyre. Këto deklarata u transmetuan gjerësisht në media dhe, sipas mbrojtjes së Sulës, kanë dëmtuar rëndë karrierën e tij 28-vjeçare në polici, si dhe kanë shkaktuar pasoja negative për familjen e tij.

Në seancën e parë, të mbajtur më 13 janar 2025, Edmond Sula ishte i pranishëm, ndërsa Gazment Bardhi u përfaqësua nga avokatët e tij, Marash Logu dhe Ledio Braho. Avokati Logu deklaroi se Bardhi nuk e kishte përmendur personalisht Sulën, por i referohej policisë në përgjithësi. Nga ana tjetër, mbrojtja e Sulës theksoi se materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tre vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij aktuale.

Seanca e sotme pritet të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve të përfshira në këtë çështje.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë

Trump paralajmëron Putinin për luftën në Ukrainë