Tarifat për çmimin e ujit në çdo rast i vendos Enti rregullator i Ujit dhe jo bashkitë.

Gazetar i ekonomisë Bardh Sejdarsi, në një intervistë për “Report Tv”, ka folur për rritjen e çmimit të ujit që propozohet nga Bashkia Tiranë, duke theksuar se për këtë çështje duhet të vendosë vetëm Enti Rregullator i Ujit.

Sipas tij Bashkia e Tiranës duhet të kishte paraqitur kërkesën për rritjen e çmimit brenda datës 30 qershor, në mënyrë që çmimi i ri të aplikohej në janar të vitit 2018.

Sipas Sejdarasit deri tani në Ent nuk është paraqitur asnjë kërkesë e Bashkisë Tiranë për tarifat e reja, dhe si rrjedhojë debati në Këshillin Bashkiak është pasi për vitin 2018 nuk ka asnjë hapësirë ligjore që Enti të miratojë një rritje të çmimit, përderisa kërkesa nuk është paraqitur brenda 30 qershorit të këtij viti.

Sejdarasi kujtoi se rritja e fundit e çmimit që është dhe tarifa aktuale prej 45 lekë, daton në janar të vitit 2012 vetëm pas miratimit të Enti Rregullator që kishte marrë kërkesë nga Bashkia në prill të vitit 2011.  

Duke iu referuar modelit të Bashkisë së Korçës, që ka 24 ore furnizim me ujë të pijshëm, Sejdarasi tha se ujësjellësi i Korçës çdo vit bën kërkesë për ndryshim tarife, ndërsa
Bashkia e Tiranës ende nuk ka paraqitur një kërkesë tek Enti Rregullator i ujit për këtë ndryshim.

“Ujësjellësi i Korçës çdo vit bën kërkesë për ndryshim të tarifës së ujit, ajo që është e veçantë është se për të kërkuar një ndryshim tarife je i detyruar që të paraqesësh kërkesë tek enti rregullatorë brenda afatit 30 qershor.  
Ujësjellësi i Tiranës duhet të paraqiste kërkesën deri më datë 30 qershor në mënyrë që rritja të kryhej në janar të 2018.
Që nga janari i 2012 askush  nuk i është drejtuar Entit Rregullator të ujit për të kërkuar ndryshim tarife.
Bashkia nuk e ka bërë publike një kërkesë me shkrim sipas ligjit. Entit i duhen 6 muaj kohë për të marrë një vendim”
, tha Sejdarasi.

Sipas tij qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë rritje shërbimi përderisa po rritet çmimi. Mbrojta e konsumatorit është të mos i lejojë kompanitë të penalizojnë konsumatorin dhe kjo përbën pjesë ligjoren të punës së Entit Rregullator të Ujit.