Sejdini pret Ambasadoren franceze,
diskutojnë për afrimin e investitorëve
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini priti në një takim në zyrën e tij, Ambasadoren Franceze në vendin tonë Christina Vasak, e cila ndodhej në Elbasan në kuadër të disa aktiviteteve të organizuara me rastin e Pranverës Frankofone.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini priti në një takim në zyrën e tij, Ambasadoren Franceze në vendin tonë Christina Vasak, e cila ndodhej në Elbasan në kuadër të disa aktiviteteve të organizuara me rastin e Pranverës Frankofone.
Sejdini dhe Vasak folën rreth zhvillimit të Elbasanit dhe mundësitë e lobimit për afrimin e investitorëve të huaj në Elbasan, sidomos në zonën e ish- kombinatit metalurgjik.
Kryebashkiaku theksoi se: “Folëm me ambasadoren franceze për investimet në Elbasan ku së fundmi është duke u hapur një fabrikë franceze e cila do të punësojë 180 persona. Lobimi ynë për tërheqjen e investitorëve dhe krijimi I kushteve që ata të investojnë në Elbasan sigurisht ishte pjesë e bisedës tonë” tha Kryebashkiaku Sejdini.
Ambasadorja e Francës ndodhej në Elbasan në të parën vizitë zyrtare pas rreth 30 vitesh kur e kishte parë Elbasanin për herë të parë.
Ajo uroi Kryetarin e Bashkisë për ndryshimet e jashtëzakonshme që ka pësuar qyteti i Elbasanit.
Ambasadorja e Francës theksoi përpara Kryetarit të Bashkisë se Franca synon rritjen e bashkëpunimit me Shqipërinë për të rritur imazhin e kësaj të fundit dhe për ta mbështetur vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
a.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00