Sipas guvernatorit të Bankës së Shqiëprisë, deri tani, kriza politike në vend nuk ka pasur ndikim tek treguesit makroekonomikë të tremujorit të parë 2017.
Ai tha se nuk janë vërejtur devijime nga parashikimet, por, në rast se kjo krizë zgjat, ndikimet mbi ekonominë e vendit do të ishin të paevitueshme.
Kjo ka të bëjë, sipas tij, me ndikimin e pritshëm negativ mbi investimet me kapital të huaj dhe vendas në ekonomi dhe tek besimi i investitorëve.
Duke raportuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë ditën e djeshme lidhur me aktivitetin e bankës qendrore vitin e kaluar, Sejko deklaroi se viti 2016 u karakterizua nga zhvillime ekonomike pozitive dhe nga përmirësime në disa nga balancat kryesore makroekonomike.
Sipas institutit të Statistikave (INSTAT), ekonomia shqiptare u rrit me 3.5% gjatë vitit 2016, në përshpejtim krahasuar me normën 2.6% të rritjes së shënuar në vitin 2015, tha ai.
Sipas guvernatorit, rritja e ekonomisë buroi kryesisht nga kërkesa e brendshme, investimet dhe konsumi privat dhe gjeti pasqyrim, në masën më të madhe, në zgjerimin e aktivitetit të sektorëve të shërbimeve e të ndërtimit.
Paralelisht me të, norma e papunësisë u reduktua në 14.2%, e ndikuar nga rritja e vazhduar e punësimit, ndërsa besimi i agjentëve ekonomikë regjistroi nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit. Po ashtu, borxhi publik shënoi një kthesë drejt rënies, për herë të parë pas 6 vitesh.
Së fundi, inflacioni erdhi në rritje, pas niveleve të ulëta të regjistruara në muajt e parë të vitit. Ai shënoi normën 2.2% në muajin dhjetor dhe publikimet e iNSTAT për muajt e parë të vitit 2017 tregojnë një rritje të mëtejshme të tij. Duke u rikthyer kështu në parametrat e preferuar të BSH (2-4%).
“Për vitin 2017, ne presim forcimin e këtyre tendencave. Kthimi i ekonomisë në potencial pritet të shoqërohet me forcimin e presioneve inflacioniste dhe me kthimin e inflacionit në objektiv brenda vitit 2018”.
Sipas guvernatorit, portofoli i kredisë bankare në lekë për sektorin privat u rrit me 10.2% gjatë vitit 2016, ndërkohë që kredia totale shënoi një rritje 3.2%.
Por, pavarësisht këtij zhvillimi pozitiv, rikuperimi i kreditimit mbetet i ngadaltë, i penguar nga kërkesa e pakët cilësore dhe nga politikat konservatore të bankave në kredidhënie. Ndërkohë, për vitin 2017, BSH pret një kreditim më të mirë të ekonomisë.
Banka e Shqipërisë konstaton se politika fiskale e qeverisë ka ndjekur një kurs konsolidues gjatë vitit 2016, të reflektuar në reduktimin e deficitit dhe të borxhit publik.
Megjithëse ka injektuar një stimul të dobët në ekonomi, politika fiskale konsoliduese ka lehtësuar përcjelljen e politikës lehtësuese monetare, duke ulur primet e rrezikut në ekonomi, duke favorizuar uljen e kostove të financimit dhe duke rritur hapësirat për kreditimin e sektorit privat.
Sipas raportimeve të Ministrisë së Financave, për herë të parë pas 6 vjetësh, është arritur reduktimi i borxhit publik, nga niveli 72.7% i PBB-së në vitin 2015 në nivelin 71% në vitin 2016.
Sipas raportimit më të fundit të ministrisë së Financave, më 31 mars 2017 niveli i borxhit kishte pësuar ulje të mëtejshme, në 68.42% të PBB.
Banka e Shqipërisë përcakton si probleme për ekonominë, që kërkojnë zgjidhje prej saj, së pari nivelin e lartë të kredive me probleme. Për të ulur këtë rrezik është ndërtuar plani kombëtar i veprimit për uljen e kredive me probleme, i cili është në zbatim.
Pengesa e dytë lidhet me nivelin e lartë të përdorimit të monedhës euro në ekonomi, çka krijon rreziqe potenciale ne sistemin financiar dhe vështirëson përcjelljen e politikës monetare.
Hartimi i një plani për uljen e euroizimit është angazhim i përbashkët i disa autoriteteve, dhe Banka e Shqipërisë është në procesin e identifikimit të masave që mund të ndërmerren prej saj në këtë drejtim.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com