Guvernatori Gent Sejko ka merrë pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, i cili u organizua virtualisht.
Në fokus të diskutimeve ka qenë pandemia dhe ndikimi i saj në ekonomi. Sejko ka njohur ndërkombëtarët me zhvillimet ekonomike dhe masat e ndërmarra për ringritjen e shpejt të saj si due pritshmëritë.
Vaksinimi sipas guvernatorit ështe shpresë për rikthimin e situatës në normalitet brenda këtij viti. Sipas Sejkos viksinimi i popullsisë rrit gjasat e rikuperimit gradual por të vazhdueshëm të aktivitetit ekonomik në horizontin afatmesëm. Sidoqoftë, përllogaritjet e parashikimeve makroekonomike sipas Sejkos janë të varura veçanërisht nga kohëzgjatja e pandemisë.
Guvernatori është ndalur edhe tek sistemi bankar, për të cilin tha se që nga fillimi i pandemisë ky sektor ka vijuar pa asnjë ndërprerje aktivitetin normal dhe ka qëndruar i gatshëm të japë kontributin e nevojshëm për përballimin dhe tejkalimin e situatës së krijuar. Ai shtoi se aktualisht sistemi paraqitet me tregues të mirë financiarë, si dhe me një nivel të mirë kapitalizimi dhe likuiditeti.
Rritja e kreditimit ka vazhduar, duke ndihmuar kështu me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe mbështetur vijimin e investimeve. Fluksi pozitiv i kreditimit të ekonomisë ka qenë thelbësor në zbutjen dhe përballimin e nevojave financiare të biznesit.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike.
Nga ana tjeter në deklaratën për shtyp të Komitetit Monetar Financiar të FMN-së vihet në dukje se: “ekonomia globale u rimëkëmb nga kriza me ritëm më të shpejtë sesa pritej në tetorin e vitit të kaluar, falë një përgjigjeje të jashtëzakonshme të politikave dhe progresit të shpejtë në zhvillimin e vaksinës. Megjithatë, parashikimet për rimëkëmbjen ekonomike ende mbartin shkallë të lartë pasigurie dhe ndryshojnë si në nivel vendor ashtu edhe ndërmjet vendeve, për shkak të hapësirave jo të njëjta për zbatimin e politikave individuale, strukturave dhe ngurtësive të ndryshme ekonomike, brishtësive paraekzistuese dhe aksesit jo të njëjtë në vaksina. Brishtësitë e konsiderueshme financiare mund të sjellin rreziqe, të cilat mund të çojnë në shtrëngim më të shpejtë të kushteve financiare në nivel global. Kriza mund të shkaktojë përkeqësim të përshkallëzuar të varfërisë dhe pabarazisë, ndërsa ndryshimet klimatike dhe sfidat e tjera të përbashkëta po bëhen gjithnjë e më shumë shqetësuese".
Në këto mbledhje marrin pjesë çdo vit, guvernatorë të bankave qendrore dhe ministrat e financave të vendeve anëtare, si dhe drejtues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare.