Sejko: Vitin e kaluar pati rimëkëmbje ekonomike që solli rritje punësimi dhe pagash

 

Guvernatori Gent Sejko prezantoi në Kuvend raportin për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021, duke thënë se pati rimëkëmbje ekonomike që solli rritje punësimi, pagash dhe marzhe fitimi. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Sejko tha se gjatë vitit që lamë pas, rimëkëmbja gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.

“Kryefjala e zhvillimeve ekonomike të vitit 2021 ishte rimëkëmbja dhe konsolidimi. Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë e të gjithanshëm, ndërsa treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik e financiar u konsoliduan. 

Sipas të dhënave zyrtare, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 8.5% kundrejt vitit paraardhës, duke tejkaluar nivelin e regjistruar përpara tërmetit e pandemisë. Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë. Ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private, si dhe të eksporteve të mallrave e shërbimeve.

Frytet e kësaj rimëkëmbjeje ishin të pranishme në thuajse të gjithë sektorët dhe degët kryesore të ekonomisë. Rikuperimi i gjithanshëm i kërkesës gjeneroi më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare, duke përmirësuar bilancet e tyre financiare dhe duke rritur qëndrueshmërinë e burimeve të rritjes.

Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste. Për rrjedhojë, inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar, ndonëse ai vijoi të mbetet nën objektiv. Rimëkëmbja u shoqërua me konsolidim të ekuilibrave ekonomikë e financiarë. Pozicioni i jashtëm ekonomik dhe financiar i vendit erdhi në përmirësim”, tha Sejko.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rama: Do propozojmë taksim zero për pagat deri në 50 mijë lekë! Tabaku: Qeveria të rishikojë buxhetin, duhet një paketë e re rezistence


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje