Sekretet e Berishës, miliona
për lobimin dhe për koncerte

Sekretet e Berishës, miliona <br />për lobimin dhe për koncerte
Ndër dhjetra VKM që janë mbajtur fshehur nga publiku dhe botimi në fletoret zyrtare, janë shumë prej atyre që kanë të bëjnë me financime të qeverisë shqiptare për të lobuar te qeveritë perëndimore, apo për festime, duke paguar qimet e kokës për këngë dhe postera.
'Berisha" e ka bërë "rrugë" që fondet e buxhetit të shtetit, t'i përdorë për të blerë mbështetjen te faktori ndërkombëtar, duke lobuar te qeveritë perëndimore, ndërsa brenda vendit bën rrush e kumbulla paratë me koncerte dhe festime.

Në vitin 2010, mes dhjetra VKM-ve që mbahen sekret nga qeveria, nuk ka asnjë sekret se janë bërë financime të tilla. Sipas llogarive, "Berisha" ka harxhuar mëse 1 milion dollarë amerikanë vetëm për të kuruar imazhin, veçanërisht në SHBA. Për këtë ka VKM edhe në 2010, që vështirë se do publikohen, edhe pse vetë qeveria ka publikuar disa financime vetëm për vitin 2011.
Katër vite më parë qeveria lidhi kontratë me firmën 'Ridge Global' LLC në vitin 2007, e cila sipas Ministrisë së Drejtësisë në SHBA përfitoi nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë. Kontrata e tij përfundoi pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në prill 2009, por në 2010, Berisha loboi me firmën "Patton Boggs", për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, me një shumë prej 275 mijë dollarësh amerikanë. Edhe pse dështoi, firma mori një fond shtesë në 2011 prej 200 mijë dollarësh për ta ndihmuar në procesin e privatizimit. Përveç këtyre firma lobuese, e lidhur edhe me rregjime autokratike si me ish-presidentin egjiptian Mubarak, do të marrë përqindje edhe nga privatizimi i ndërrmarrjeve shtetërore, siç është rasti i "Albpetrol" që është nxjerrë në shitje.

Koncertet
Të gjithëve i kujtohen festimet skandoze të kryetarit të PD-së, Berisha në 1 maj 2010 në sheshin "Nënë Tereza". Jo vetëm për shpenzimet, por edhe për faktin se pak më tej, përpara selisë së qeverisë, sapo ishin ngritur çadrat e grevës së urisë së deputetëve të opozitës që kërkonin hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Ndërsa lajmëronte mitingun për 2 korrikun, hapjen e ambasadave në Tiranë në 1990, aty doli edhe fatura prej rreth 300 milionë lekësh, që ishin harxuar për "antimitingun" e 1 majit 2010 te "Nënë Tereza".
Pas gjashtë muajsh qeveria bëri një koncert tjetër, më 15 dhjetor 2010, me titullin "Shqipëria pa viza në Europë" si dhe mbushi Tiranën me tabela dhe banera që tregonin kryeqytetet e europës. Para këtij koncverti që u bë në disa sheshe të Tiranës, për të fryrë edhe faturën financiare, qeveria bëri koncert edhe për 8 dhjetorin, duke e shpallur atë festë zyrtare, si "Ditë të Rinisë".

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI