Lotina Haziri dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti ka vendosur të ndajnë këtë lumturi të madhe me ndjekësit e tyre përmes një postimi tejet të ëmbël në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara, Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzik-ut.
Ajo shkruan se e ka mbajtur të fshehtë këtë moment të ëmbël për 6 muaj, pavarësisht se ka qenë aktive çdo ditë në televizion. Diçitura zbulon se Lotina e Mozzik janë në pritje të një djali.
"E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj ndërsa kam qenë në transmetim të drejtpërdrejtë çdo ditë. Cila është superfuqia jote?", shkruhet krah fotove.
Kujtojmë se kjo është foshnja e parë për Lotinën, ndërsa për reperin Mozzik ky është fëmija i tij i dytë. Ai është gjithashtu baba i një vajze të quajtur Hana, nga marrëdhënia e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Komente


