‘Seks me mua dhe shokët, ose...!’ Gjykata mbyll në burg të riun që abuzoi me 16-vjeçaren në Kukës

‘Seks me mua dhe shokët, ose...!’ Gjykata mbyll në burg të riun që abuzoi me 16-vjeçaren në Kukës

Foto ilustruese

KUKËS - Gjykata e Kukësit ka mbyllur në burg përdhunuesin e një vajzë të mitur, Igli Ç., si dhe vëllain e vajzës së abuzuar seksualisht, pasi ky i fundit ka rrahur me shufër hekuri Igli Ç., që kishte abuzuar me motrën e tij.

Ky rast është i ngjashëm me rastin e Kamzës, për sa i përket shantazhit dhe detyrimit të një vajze të mitur për të kryer marrëdhënies seksuale dhe me persona të tjerë, shokë e miq të djalit me të cilin vajza kishte shkuar në fillim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 13 tetor 2020 në një fshat të Kukësit, ndërsa dy ditë më parë gjykata e Kukësit, ka vendosur të mbyllë në burg, Igli Ç., për akuzën e “Kryerjes së marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura” dhe vëllain e vajzës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Sipas hetimeve të kryera nga policia e Kukësit, ka rezultuar se vajza e mitur është abuzuar seksualisht 3 herë nga Igli Ç. Në dëshminë e saj, vajza e mitur ka treguar se dy herët e para që ka kryer marrëdhënie seksuale me Iglin ka qënë pa dëshirën e saj, por Igli ka ushtruar dhunë fizike për të arritur qëllimin e tij.

Ndërsa herën e tretë, vajza ka treguar se ka shkuar vetëm, pasi donte që Igli të mos tregonte dhe fliste me askënd se çfarë kishte ndodhur. Vajza ka pohuar se të treja herët kur ka kryer marrëdhënie janë shënuar në muajin korrik 2020,  në një shtëpi të braktisur, ku nuk jetonte njeri.

Vajza ka treguar në polici, se abuzimin seksual ja ka treguar vëllait të saj para dy javëve, ndërsa në 13 nëntor vëllai i saj ka dhunuar në mes të rrugës me një shufër hekuri personin që kishte abuzuar me të.

Sipas rëfimit të vajzës, ajo i ka treguar vëllait të saj, pasi Igli pas kryerjes së marrëdhënies, e ka kërcënuar se nëse ajo nuk do shkonte me njerëz të tjerë të afërt dhe shokë të Iglit, do i tregonte familjes së saj dhe se të njëjtën gjë do t’ia bënte dhe motrës së saj.

Sipas vajzës, dijeni për abuzimin seksual kanë pasur dhe dy shokë të Iglit. Ndërsa faktin se përse vajza nuk ka treguar në familje për abuzimin seksual, ka qënë pikërisht frika se mos shkaktonte konflikte në familje.

Pasi ka treguar në familje se çfarë ka ndodhur, vëllai i saj,  ka dalë në rrugë me një shufër hekuri dhe sapo ka parë Igli Ç., e ka goditur këtë të fundit disa herë me hekur, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Në dëshminë e tij dhënë para gjykatës, vëllai ka treguar se e ka goditur me hekur Iglin, pasi sapo e ka parë në rrugë, ka ndjerrë mllef dhe urrejtje për atë person, pasi ai kishte abuzuar seksualisht me motrën e tij.

Ndërsa vetë Igli Ç., u ka thënë policisë duke pranuar se kishte shkuar vetëm dy herë me 16-vjeçaren por me dëshirën e saj, dhe jo me dhunë.

“Kam kryer marrëdhënie me vajzën në muajin korrik 2020, pasi ajo më është ulur në prehër dhe më ka puthur befasisht dhe në këtë moment unë i kam thënë: “Çfarë është kjo”, ndërsa vajza ma ka kthyer duke më thënë: ”që herën e parë që të kam parë të kam pëlqyer por s’mund ta shprehja”.

Ky rrëfim i dhënë nga Igli është rrëfimi i dytë i tij dhënë para policisë, ndaj nuk është marrë shumë i besueshëm nga gjykata dhe policia, pasi në rrëfimin e parë Igli ka mohuar çdo gjë në mënyrë kategorike. Ndaj dhe gjykata e Kukësit dy ditë më parë vendosi caktimin e masës së “arrestit në burg” për Igli Ç. dhe “arrest në burg” për vëllain e vajzës për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 19/11/2020 00:10

    e hajde fol pastaj qe Maloket jan njerez e jo Kafsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja