Zbulohen të tjera dokumente për sekserin e privatizimit të OSSH te CEZ, biznesmenin nga Prizreni Nuel Kalaj.
Sipas përgjigjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për Komisionin Hetimor të CEZ që drejtohet nga Taulant Balla, shtetasi Nuel Kalaj megjithëse pretendon se ka bërë konsulencë dhe është paguar 7 milionë Euro, nuk ka paguar asnjë taksë në Shqipëri.
Drejtoria e Tatimeve në dokumentin drejtuar Komisionit shkruan se Nuel Kalaj u regjistrua si person fizik në dhjetor të vitit 2007 me aktivitet konsulent ekonomik.
Në shtator 2010 Nuel Kalaj ndërpreu deklarimet në tatime, ndërsa nuk ka paguar asnjë taksë në shtetin shqiptar.
Në Tatime Nuel Kalaj rezulton i punësuar deri në Tetor të 2015 në subjektin HAM Group shpk nën administrimin e Drejtorisë Rajonale Tatimeve Kukës.
I njohur si mik i djalit të ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha, Nuel Kalaj ka përfituar nga çekët e CEZ-it transferta bankare 6.8 milionë euro; dhe këto shuma më pas i ka tërhequr cash më 16 qershor 2009, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009.
Emri i Nue ose Nuel Kalajt doli në skenë pas dëshmisë në komisionin hetimor të juristit të kompanisë OSHEE, Romeo Karajt.
Sipas tij, Nue ose Nuel Kalaj ka telefonuar mbi 100 herë brenda një muaji ish-kryeministrin Berisha, madje ka zhvilluar dhe takime në zyrën e këtij të fundit.
Nuel Kalaj është kërkuar nga Komisioni Hetimor që të sillet forcërisht për të dëshmuar për aferën, pasi e ka refuzuar dy herë komisionin.
Kryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e privatizimit të OSSH te çekët e CEZ, Taulant Balla përmes në shkrese drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit i kërkon që të verifikojë të gjitha lëvizjet e Sali Berishës dhe të Nuel Kalajt.
Komisioni kërkon verifikimin në sistemin TIMS të lëvizjeve të Berishës nga Janari deri në Shkurt të 2010 dhe të Nuel Kalajt nga Janari 2006 deri në shtator të 2012.
Komisioni kërkon verifikimin nëse shtetasi Nuel Kalaj nga Prizreni ka shtetësi shqiptare, nëse po a ka leje qëndrimi.
Gjithashtu në letër komisioni kërkon që nëse rezulton se Nuel Kalaj në Shqipëri ka lëvizuar me makina me targa shqiptare të vendosen në dispozicion se në emrin e kujt kanë qenë regjistruar.
Përgjigja e Tatimeve për Komisionin e CEZ për aktivitetin e Nuel Kalajt në Shqipëridy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor 2024, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor 2024, 14:27
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator 2024, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator 2024, 15:01
-
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
17 Shtator 2024, 21:39
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator 2024, 17:39
-
'Asgjë për t'u befasuar'/ Dosja 500 faqe për Berishën, Denis Dyrnjaja: Pritet vetëm vendimi i gjykatës! Berisha po gropos veten dhe PD-në
16 Shtator 2024, 14:21
-
Edison Ypi: Dhëndërr budalla
16 Shtator 2024, 09:47
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator 2024, 07:36
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator 2024, 17:10
-
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
13 Shtator 2024, 17:35