Sektori i ndërtimit në lulëzim, por bankat ulin ndjeshëm kreditimin

Sektori i ndërtimit në lulëzim, por bankat ulin ndjeshëm kreditimin

Foto ilustruese

Sektori i ndërtimit i është rikthyer ciklit rritës përgjatë dy viteve të fundit, si rrjedhojë e rigjallërimit të lejeve të ndërtimit. Në vitin 2017,  në total, në gjithë vendin në 2017-n janë dhënë 819 leje ndërtimi, me një rritje prej 88.3% ose 384 leje më shumë.

Përqendrimi më i madh i lejeve ka qenë në kryeqytet. Sipas INSTAT, në Tiranë u dhanë për gjithë vitin 2017 gjithsej 231 leje me një rritje prej 118% në krahasim me vitin e kaluar, ose 125 leje më shumë.

Në rritje ka qenë dhe sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet. Në vitin 2016 janë dhënë gjithsej 106 leje ndërtimi në Tiranë, për një sipërfaqe prej 209.3 mijë metra katrorë, ndërsa në 2017-n numri i lejeve arriti në 231 për një sipërfaqe totale prej 522 mijë metra katror. Pra për sipërfaqe, rritja ishte 2.5 herë. Sipërfaqja e planifikuar për ndërtim në Tiranë, është sa 60% e totalit për gjithë Shqipërinë.

Kjo tendencë ka vijuar dhe në tremujorin e parë të këtij viti. Bashkitë në vend kanë dhënë 221 leje ndërtimi në tre muajt e parë të vitit, me një rritje prej 50% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave që janë bërë publike nga INSTAT. Vetëm në Tiranë, numri i lejeve të ndërtimit ishte 65, duke shënuar një rritje prej 51% në raport me tre muajt e parë të vitit të kaluar

Por kjo rritje e lejeve të ndërtimit nuk po shoqërohet nga zgjerimi i huasë për këtë sektor, në një tregues indirekt se lulëzimi i ndërtimit nuk po financohet në pjesën m ëtë madhe nga kreditë bankare. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në maj 2018, stoku i huasë për ndërtimin zbriti në 43.9 miliardë lekë, ose 13.7% e totalit të huasë dhënë për korporatat jo financiare private. Në krahasim me një muaj më parë, stoku ka rënë me 1 miliardë lekë, ose 2.2%. Në raport me fundin e vitit të kaluar, tkurrja është 2.4 miliardë lekë, ose 5.2%. Rënia e stokut tregon për një ecuri modeste të huasë së re (rritje 7.8% për 5 mujorin e parë), ndërsa kthimet dhe fshirjet janë të larta.

Më herët bankierët kanë pohuar për Monitor se e shohin me shumë optimizëm rendjen e sipërmarrësve drejt ndërtimit dhe as nuk janë shumë aktive në financimin e këtij sektori, madje janë të frikësuara se kjo mund të kthehet në një bumerang në afatin e gjatë. Ata pohojnë se për këtë kanë diskutuar dhe me autoritetet shtetërore, duke i paralajmëruar se po shtrohet rruga drejt një flluske.

Ndërtimi ka qenë historikisht një sektor problematik dhe deri në fund të vitit 2015, huaja e pakthyer në afat e ndërtuesve ishte sa 38.1% e totalit, sipas të dhënave të fundit të disponueshme të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse pesha e huave me probleme ka rënë për shkak të fshirjeve, kjo bën që bankat të jenë shumë të kujdesshme me huanë e re.





Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi