Sekuestrimi i vilës në Hamallaj, hidhet shorti në Apelin e GJKKO, gjyqtari Dhimitër Lara do shqyrtojë ankimin e Ahmetajt

Sekuestrimi i vilës në Hamallaj, hidhet shorti në Apelin e GJKKO, gjyqtari Dhimitër Lara do shqyrtojë ankimin e Ahmetajt

Arben Ahmetaj dhe vila në Hamallaj

TIRANË- Në Gjykatën e Apelit të GJKKO është hedhur shorti për ankimimin e Arben Ahmetaj për sekuestrimin e vilës në Hamallaj të Durrësit. Dhimitër Lara është gjyqtari që do të marrë në shqyrtim ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit. Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros preventive për vilën në Hamallaj, e cila është në pronësi të bashkëjetueses së tij Eriola Hoxha.

Ankimimi në Apelin e Posaçëm erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje për kontrollin në vilë, pasi aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Report Tv mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Pas këtij kontrolli SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj. U vendos sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra, ku Ahmetaj thotë se jeton. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pronari i lligjshem: 13/04/2023 10:10

    Nuk ka fonde ATP per kompensimin e plote financiar te ish pronareve por i kompenson me pyje kullota etj. ja ku e ka kompensimin fizik merrjua ketyre qe kane nga 10 apo me shume apartamente vila etj dhe jepja pronareve qe ju eshte sekuestruar prona gjate regjimit te kaluar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja