Sekuestro super pasurisë së 
Kajollit, 25 mln € truall e biznes

Sekuestro super pasurisë së <br />Kajollit, 25 mln € truall e biznes
Prokuroria e Krimeve të Rënda sekuestron pasurinë përrallore prej 2.1 milion m2 katrorë tokë arë, tokë truall dhe ndërtesa në zonë bregdetare të Fierit, pasuri kjo në pronësi të ish këshilltarit republikan në këtë bashki Fatmir Kajolli, familjarëve të tij përfshi bashkëshorten Majlinda Kajolli dhe djalin Florim Kajolli.

Pasuria e sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ndodhet në zonën bregdetare turistike të bashkisë Fier dhe ka një vlerë tregu të përllogaritur paraprakisht në 25 milion euro sqaruan burime nga gjykata për reporttv.

Sekuestros i janë nështruar dhe 1700 m2 ndërtesë si dhe 3 biznese kompani të familjes kajolli mes tyre kompania e peshkimit Citadella dhe kompania e parkimit privat “International parking 2011”.

qkr kajolli

qkr cuko 2

qkr cuko
(Bizneset e Kajollit te regjistruara ne QKR)

Përse u sekuestrua kjo pasuri?
Sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe kërkesës së akuzës kjo sekuestro vjen në zbatim të ligjit antimafia, pasi në vitin 2001 Fatmir Kajolli është dënuar me 24 vite burg në Milano të Italisë për krijim të organizatës kriminale si dhe trafikim e posedim narkotikësh.

Nga aktet e paraqitura në gjykatë, prokuroria argumenton se veprimtarinë kriminale për të cilën dhe është dënuar ish këshilltari republican në Bashkinë e Fierit e ka kryer gjatë viteve 2000-2001 në shtetin italian.

Por cilat janë pasuritë e sekuestruara Kajollit dhe Familjarëve të tij?
Tokë truall me sipërfaqe 4500 m2 dhe 1700 m2 ndërtesë të cilat Fatmiri ja ka shitur Majlinda Kajollit me vlerën 900 mijë lekë.
Tokë pyll me sipërfaqe 365.000 m2 e belrë nga Majlinda Kajolli me vlerë 60 milionë lekë.
Tokë pyllë e ndarë në 5 parcela me sipërfaqe 576.770 m2 e regjistruar në emër të Majlinda Kajollit e gjitha me kontrata dhurimi nga persona të tjerë.
Tokë pa fryt në 8 parcela me sipërfaqe 177.600 m2 në pronësi të Majlinda Kajollit sërish e dhuruar nga persona të tjerë.
Tokë arë në 4 parcela, me siëprfaqe 138.400 m2 e regjistruar sërish në emër të Majlindës bashkëshortes së Fatmir Kajollit pronë e cila figuron me kontrata dhurimi.
Tokë Jo produktive me sipërfaqe 840.000 m2 po në emër të Majlinda Kajollit.

Pasuria e familjes kajollie e rradhë për nga sipërfaqa e tokës që ata rezultojnë pronar është e shtrirë dhe në 3 biznese. "Citadella" kompania e peshkimit dhe materialeve të ndërtimit në emër të Majlinda Kajollit është sekuestruar.

Po ashtu në sekuestro ka përfunduar dhe kompania e riciklimit të mbetjeve urbane “ABA 2001” me të cilën familja Kajolli kryente dhe transport udhëtarësh.

E renditur e 9-ta në listën e pronave të sekuestruara familjes Kajolli është “International Parking 2011” kompania e cilat prej vitesh u denoncua nga qytetarët për gjobat abuzive të parkimit dhe marrjen e automjeteve qytetarëve duke shkaktuar kalvare problemesh.

prokuroria kajolli
(Njoftimi i Prokurorisë)


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur