Të arrestuarit janë:
Bledar Gjoka, 43 vjeç, banues në Laç, drejtues i mjetit me targa AA 959 IO, Golf -5, në pronësi të Ervis Karaj, i arrestuar gjatë operacionit.
Xhevahir Rexhepi, 48 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, person i cili udhëtonte me mjetin me targa AA 959 IO.
Shefki Totraku, 40 vjeç, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Tiranë, i cili drejtonte automjetin me targa AA 486 MN, markës Peugot.
Ridvan Likaj, 29 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, i cili drejtonte automjetin me targa AA 450 EM.
Ervis Karaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, person i cili udhëtonte me automjetin me targa AA 450 EM.
Bledar Gjoka e Xhevahir Rexhepi kishin lënë takim me Shefki Totrakun dhe porsa janë takuar në hyrje të Shupenzës, në një lokal janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Dibër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre rezultoi se:
Në bagazhin e automjetit me targa AA 959 IO, që drejtohej nga Bledar Gjoka u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë plasmasi të mbushur me lëndë narkotike në formën e boçes, me peshë 10.3 kilogramë kanabis sativa.
Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera paraprakisht në vendngjarje nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i dy personave të tjerë, të cilët ishin ulur po në të njëjtin lokal por në tavolinë më vete, ku njëri prej tyre rezultoi pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 5 aparate celularë dhe 3 automjete.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim shitje lëndëve narkotikeve “.
Kakavijë
Ndërsa në Kakavijë është sekuestruar 1 kg kanabis sativa dhe është arrestuar Daniel Brahimi, 46 vjeç, banues në Vlorë,si posedues i lëndës narkotike.
Lënda narkotike u gjet në autobusin e linjës Vlorë-Athinë, në disa pako të mbështjella me qese plastike, të cilat ishin në serdiljen e fundit, ngjitur me xhamin e pasëm të autobusit.
Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ".
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com