Policia e Tepelenës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar ditën e sotme 10.7 kg kanabis sativa.

I arrestuari është Xheron Alikaj, 27 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur "Rruga e Bënçës", gjatë kontrollit në automjetin e tij me targa AA 086 AK është konstatuar lënda narkotike.

Materialet në ngarkim të këtij personi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh ".

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com