Kontrata të dyshimta me pronat, biznesmenit i sekuestrohen 1.2 mln euro, dyshohet se do të përdoreshin në aktivitet kriminal

TIRANE-Sekuestrohen 1.2 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, që dyshohet se do të përdoreshin në aktivitet kriminal. Shuma i është bllokuar shtetasit me inicialet A.H. Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tirane pas referimit të drejtorisë vendore të policisë në Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr 7179 /2018 për veprën penale të pastrimit të parave.

Në kuadër të këtij procedimi është vendosur sekuestro mbi shumën 1.200.000 euro në një bankë të nivelit të dytë për llogarinë e A.H. Nga aktet paraprake në dispozicion të prokurorisë transaksionet bankare në lidhje me këtë shumë janë justifikuar me anë të kontratave të dyshimta që nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë aksionet e të cilës janë shitur në shumën 1.200.000 euro.

Kontratat e biznesmenit janë të ndryshme, kryesisht shitblerje që lidhen me pronat. Ai pretendon se të gjitha transaksionet janë të ligjshme, por nga kontrolli janë ngritur dyshime të forta duke sjellë edhe bllokimin e shumës. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta thotë se deri në këtë fazë të hetimeve ka dyshime të arsyeshme se shuma e sekuestruar do të përdorej në aktivitet kriminal të personave te dyshuar dhe personave të tretë. Në muajt e fundit janë bllokuar disa llogari bankare pas dyshimeve për pastrim parash.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 19/09/2018 16:44

    ca jan kto budalleqe. gjyna

    Përgjigju
  • Erik: 19/09/2018 15:41

    Mire keni bere qe ia keni bllokuar, sa me fat do jete gjyqtari qe do kete çeshtjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja