Policia kufitare ka arritur të ekuestrojë  një sasi  prej 132 kg  marijuane në kufirin greko-shqiptar.  Gjithashtu uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e  4 personave , mes tyre dy të rinj shqiptare në Urën e Vrosinës, pranë Janinës.

Shqiptaret e arrestuar janë të moshave 17 dhe 22 vjeç, ndërsa në pranga është vënë edhe një vajze greke 17-vjeçare dhe një djalë 20 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.

Të arrestuarit po përdornin dy makina për të transportuar drogën, njëra ku ishte fshehur lënda narkotike dhe tjetra për të kontrolluar rrugën për postblloqe policie.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)