Një tjetër operacion i policisë së Vlorës është finalizuar me sukses. Si rezultat janë sekuestruar 300 bimë narkotike të thara në një stallë si dhe 2 kg e 100 gr marijuanë.

Policia ka arrestuar pronarin e objektit Erion Dëma, 32 vjeç, banues në fshatin Bunavi, Vlorë ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë.

10 shtetasit e arrestuar akuzohen për moskallëzim krimi pasi sipas policisë ishin të punësuar për kultivimin e drogës në fshatin Bunavi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com