Dy operacione policore në Berat dhe Elbasan janë finalizuar me sekuestrimin e 43 kg lëndë narkotike dhe arrestimin 5 personave ndërsa 3 të tjerë procedohen në gjendje të lirë.
Policia e Elbasanit ka arrestuar Malvin Kamberi, 27 vjeç, Julian Laçi, 29 vjeç, Robert Haderi, 51 vjeç të tre banues në Tiranë dhe Nazmi Sylejmani, 51 vjeç banues në Prishtinë Kosovë.
Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në fshatin Bradashesh gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 31 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”, dy automjete dhe tetë telefona celularë të markave të ndryshme.
Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin “Bogova” në sajë të të cilit janë sekuestruar 12 kg lëndë narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar Leonard Qama, 26 vjeç, banues në fshatin Bogovë Skrapar.
Ndërsa A.Q, 59 vjeç, P.Q, 31 vjeç, A.N, 55 vjeçe, të tre banues në fshatin Bogovë Skrapar janë preceduar në gjendje të lirë.
Arrestimi ndaj shtetasit Leonard Qama dhe procedimi ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Q, në fshatin Bogovë, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi prej rreth 12 kg lëndë narkotike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com