Një sasi e konsiderueshme kokaine, 41 kg e 350 gramë, u zbulua nga policia në Portin e Durrësit, brenda një kontejneri që transportonte mish pule nga Brazili.
Në kapakët e jashtëm të kontejnerit, u gjetën 37 pako me kokainë, të veshura me ngjyra të ndryshme, vlera e të cilave përllogaritet në rreth 2 milionë euro nëse do të hidheshin në treg.
Subjekti që e kishte porositur mishin nga Brazili, është AMG Food, ndërsa hetimi do të zbulojë nëse ka apo jo përfshirje të kompanisë në trafik. Pronarët nuk janë marrë ende ne pyetje.
Policia nisi një hetim për të zbuluar origjinën e lëndës narkotike, destinacionin e saj dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Burimet thonë se ka dyshime që kokaina të jetë nisur nga Brazili, më tej tranzit në Greqi deri në mbërritjen e kontejnerit në Durrës.
“Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro”, njofton Policia.
Brenda një muaji, kjo është tentativa e tretë që policia godet për të futur lëndë narkotike në Shqipëri përmes portit të Durrësit.
Mishi nga Brazili është ndaluar të importohet në Shqipëri si dhe në vendet e BE-së, prej 3 shtatorit. Por kontratat e lidhura para kësaj date, bëjnë përjashtim, siç është rasti i porosisë në Brazil nga AMG Food.
E njëjta kompani, Amg Food, në vitin 2025, importoi nga Brazili dhe hodhi në treg 8 tonë fileto pule të kontaminuar me salmonelë, ndërsa për rastin pronari i kompanisë u hetua në gjendje të lirë.
-
Me shume me habit lajmi i mishit te pules nga brazili se ajo permbajtja tjeter,,sikur u ndalua me ligj mishi i pules nga brazili qe helmon gj popullin ndersa ajo tjetra do helmoje te helmuarit.
Përgjigju-
u ndalua mishi, po jo kokaina nga Brazili ... duhen leke se kane ngelur pergjysem kullat. pra mos ngatero kekun me byrekun Niku Elektriku.
-









Komente
Komento