Selami: Shqipëria dje ishte në prag
izolimi ndërkombëtar, ndaj kritikova

Selami: Shqipëria dje ishte në prag<br />izolimi ndërkombëtar, ndaj kritikova
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami ka sqaruar kritikat e një dite më parë si në mbledhjen e grupit parlamentar demorkat ashtu edhe në intervistën për "Zërin e Amerikës".

Selami tha se Shqipëria ishte në rrugën e bllokimit ndërkombëtar, ndaj edhe zgjodhi të kritikojë lidershipin demokrat e njëhearzi shprehu votën e tij pro reformës, pavarësisht qëndrimit të PD.
 
"Ka dallim të madh mes dje dhe sot. Shqipëria ishte në rrugën e bllokimit ndërkombëtar dhe prandaj dje mori kritikën time. Sot jo. Falenderoj Partinë Demokratike, Lulzim Bashën, Edi Ramën, falenderoj z.Lu, znj. Vlahutin që arritën që më në fund arritën që Shqipërisë t'i japin një draft, që nesër do jetë një projekt bashkëkohor për shqipërinë Eropiane", u shpreh Selami. 

Deputeti demokrat theksoi se miratimi i draftit "Nuland" është një fitore e madhe për vendin. "Është drafti hibrid i Nuland dhe i mbështetur nga ndërkombëtarët, është një fitore e madhe", tha Selami. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike