Rreth 5 000 persona, sipas policisë, manifestuan sot në qetësi në Selanik kundër një projekti për shfrytëzimin e një miniere ari nga shoqëria kanadeze "Eldorado Gold", që qeveria e re u angazhua për ta anuluar.
"SOS, Jo ekstradimit të arit", "Shumë vende pune do të zhduken", shkruhej në banderolat e manifestuesve, pjesa më e madhe e të cilëve kishin ardhur në Selanik nga rajoni i Kalkidhikisë ku ndodhen minierat.
Mes manifestuesve bënin pjesë peshkatarë, bletarë, fermerë dhe profesionistë të turizmit si dhe deputetë të së majtës radikale Syriza në pushtet, që i tremben degradimit të rajonit bujqësor dhe turistik të Kalkidhikisë nga ky projekt.
Qeveria e re e Syrizas u angazhua për ta hedhur poshtë këtë projekt për shfrytëzimin e minierave të arit të Skouries dhënë nga qeveria e mëparshme e koalicionit të djathtë-socialist shoqërisë Eldorado Gold./atsh/