Është i pakët në organizëm, por luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë. I cilësuar si minerali i antiplakjes, seleni edhe pse në sasi të vogla, ka një rol thelbësor në trurin tonë, zemrën, por edhe organet e tjera të trupit. Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, shpjegoi në detaje rolin e tij.

“Seleni edhe pse gjendet me sasi të vogla në organizëm, është shumë determinant për punën e zemrës tonë, trurit tonë, etj. Kalciumi është në sasi shumë më të larta në organizëm, por funksionet që kryen seleni janë shumë më të mëdha. Seleni është minerali më inteligjent në trupin tonë, ai është minerali i jetëgjatësisë. Është vënë re nga një studim se personat që vdesin më shpejt, kanë një sasi më të ulët seleni” u shpreh Joka.  

Natyropati shpjegoi se seleni aktivizon 25 proteina shumë të veçanta që ruajnë nivelin e qelizës tonë, ndaj dhe është cilësuar si minerali më inteligjent.  Ai prodhohet në mëlçi dhe shkon më pas në gjak. Truri merr pjesën më të madhe të selenit, sepse nuk funksionon pa të dhe më pas e shpërndan në lëkurë, flokë, kocka dhe thonj. Tiroidja është organi që ka përqëndrimin më të madh të selenit, nëse mungon ky mineral, goditet tiroidja. Seleni mbron antioksidantin kryesor të trupit tonë. Joka shpjegoi se është vënë re nga studimet se personat që janë sëmurë më shpejt nga COVID, kanë pasur mangësi seleni, kjo ka sjellë që edhe niveli i mutacioneve tek sëmundjet bëhet më i rëndë. Seleni kryen detoksifikimin e qelizave të mëlçisë, është antidot i mërkurit duke e larguar sasinë e tepërt të tij nga organizmi. Ky mineral ndikon tek sistemi nervor, zemra dhe nëse ka mangësi seleni kjo sjell dobësim të muskulit të saj. Mangësia e tij sjell çrregullime kardiake si dhe përshpejton procesin e plakjes, këtu përfshihet edhe Q10.

“200 mligramë Q10, bashkuar me selen, është vënë re se kur është testuar tek njerëzit që ishin të plakur në moshë ose kishin probleme kardiake kombinimi i tyre solli përmirësim të dukshëm. Seleni mbron ADN tonë dhe ndikon në fertilitetin mashkullor dhe femëror.” u shpreh Joka.  

Ja disa nga shenjat që tregojnë mungesë të selenit në trupin tuaj

Kur keni ndjeshmëri ndaj tymit të duhanit, mund të keni mungesë të selenit

Kur kaloni një infeksion viral dhe keni rikuperim të ngadaltë

Kur nuk e përballoni dot alkoolin dhe deheni shpejt

Kur inflamacioni është i përhershëm

Tek flokët kur ndalon rritja dhe ka rrallim të tyre, kur ato humbin shkëlqimin e tyre kur defermohen dhe kanë çarje

Kur keni stres të përhershëm, acaroheni shpejt, keni mangësi seleni  

Nëse meshkujt pas një marrëdhënie intime lodhen shpejt, kanë mangësi të selenit

Kur ju keni lodhje të vazhdueshme edhe pse keni bërë gjumë të mjaftueshëm

Kur keni dhimbje muskulare, mund të keni mungesë seleni

Duhanpirësit kanë mungesë seleni

Personat që pinë alkool

Ata që kanë probleme me intolerancë ndaj glutenit

Personat që kanë mëlçi të dhjamosur

Personat që kanë probleme me gastritin ose ata që kanë zvogëluar stomakun

Ato që janë diabetikë ose obez

Personat që kanë probleme me tiroiden dhe që vuajnë nga hashimoto

Ja cilat janë ushqimet që mund të na furnizojnë me selen

Arrat braziliane, djathi parmixhano peshku ton dhe sardelet, vezët, mishi i viçit, karkalecat, farat e lulediellit, thjerrëzat dhe bishtajoret, kërpudhat, qepa e kuqe, patatja.

Kujdes nga toksiciteti i selenit, deri në 300-400 mikrogramë në ditë, nëse e kaloni sasinë ka disa shenja si era e frymës si aromë hudhre edhe pse nuk keni konsumuar hudhër. Ju vjen shpesh për të vjellë, keni diarre dhe dhimbje barku të vazhdueshme. Keni një shije metalike në gjuhë, rënie flokësh dhe thonj të brishtë, njolla në lëkurë dhe dobësi në përgjithësi, mpirje duarsh si dhe çrregullime neurologjike ose kruarje të vazhdueshme.