Një foto selfie ndërsa drejtonte makinën i ka kushtuar jetën një të reje në Karolinën e Veriut, e cila vetëm 1 minutë pasi postoi në rrjetin social Facebook një selfie me mbishkrimin “Kënga “Happy” më bën të lumtur” ndërroi jetë pasi u përfshi në një aksident rrugor.

Aksidenti tragjik ndodhi në Karolinën e Veriut ku 32-vjeçarja Courtney Sanford, në orën 08:33 publikoi në Facebook selfien dhe vetëm një minutë më pas më 08:34, policia mori një telefonatë se ka ndodhur një aksident i rëndë.

Sipas policisë, teksa shkruante në Facebook dhe hidhte selfien e reja nuk e ka parë një kamion që e përplasi duke e rrëzuar makinën në një kanal ku më pas u përfshi nga flakët.

Në trupin e vajzës nuk u gjet asnjë shenjë alkooli, droge dhe madje ajo po udhëtonte në autostradën e Karolinës së Veriut me limitin e shpejtësisë.
courtney sandford


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)