TIRANE - Bashkia e Tiranës ka kallëzuar penalisht ditën e sotme Drjetorin e Policisë së Tiranës Ardian Çipën dhe Shefin e Komisariatit numër 3 në kryeqytet Gëzim Zhupaj nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
 
Sipas Bashkisë së kryeqytetit, Çipa dhe Zhupaj janë përgjegjës për heqjen e lirisë së 5 personave, punonjës të Bashkisë Tiranë dhe për bllokimin e jashtëligjshëm të punimeve për ndërtimin e semaforit, pranë shkollës “Harry Fultz” në rrugën “Asim Vokshi”

Në njoftimin e Bashkisë, therksohet  se dretori i policisë Çipa dhe ai i komisariatit numër 3 Zhupaj se në thyerje të plotë të ligjit, janë bërë vegël qesharake, duke zbatuar symbyllazi porositë politike të kryeministrit për të bllokuar Bashkinë e Tiranës.
 
Bashkia nënvizon se kjo nuk është hera e parë që institucione të cilat ligjërisht duhet të jenë të depolitizuara, keqpërdoren politikisht, në thyerje të rëndë të ligjit, për të bllokuar Bashkinë e Tiranës.
 
Në komunikatë, nënvizohet edhe rasti i bllokimit të bulevardit të Tiranës, çka sipas Bashkisë tregon shumë për luftën politike të paprinciptë që kryeministri Rama i ka hapur Bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës.

 Dita e sotme shënon ditën e tretë të bllokimit të punimeve në rrugën “Asim Vokshi” nga policia e Tiranës. Ndërkohë dje policia njoftoi se ka nisur kallëzim penal ndaj 5 punonjësve të bashkisë dhe dy drejtorëve të Bashkisë Fatmir Nezaj Drejtor të Planifikimit dhe Bujar Elezi, Drejtor të Menaxhimit të Shërbimeve për shpërdorim detyre dhe kryerje të punimeve pa leje. Sipas policisë, vendosja e semaforit në këtë ask rrugor është i jashtëligjshëm dhe pengon qarkullimin rrugor. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)