Shtyhet për disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë në Apel. Ndërsa avokatja e caktuar më herët kryesisht, dha dorëheqjen nga mbrojtja e Gilmando Danit, me arsyetimin se do jetë jashtë vendit për arsye shëndetësore.

Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër kryesisht, ndërsa seanca radhës do të mbahet në 8 prill. Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

TË DËNUARIT

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg