Sëmuret komandoja grek që vrau Devi Kasmin, dërgohet me urgjencë në spitalin e Elbasanit

Sëmuret komandoja grek që vrau Devi Kasmin, dërgohet me urgjencë në spitalin e Elbasanit

Devi Kasmi dhe Efthymiou Efthymious

Efthymiou Efthymious 41 vjeç, greku i dyshuar për vrasjen e Devi Kasimit u transportua me urgjencë nga paraburgimi i Elbasanit në qendrën spitalore 'Xhaferr Kongoli'.

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se greku që mohon se ka kryer vrasjen ka pasur probleme me shtyllën kurrizore, pasi disa vite më parë ka vendosur një protezë. Pas skanerit dhe kontrollit ai është dërguar sërish në paraburgim.

Devi Kasmi u vra më 29 Janar pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, ndërsa për këtë krim pak ditë më pas u prangosën 5 persona dhe një u shpall në kërkim.

Identifikimi i autorit të vrasjes, që sipas prokurorisë është Efthymiu dhe pjesëtarëve të tjerë u bë nga kamerat e sigurisë. Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.

Kartela e vizitave të datës 9 Tetor në Urgjencën e Elbasanit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1

VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1