Senatori që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali ekskluzivisht për Report TV: Ja kush përfiton nga marrëveshja

TIRANË- Senatori italian që ndërmori nismën për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, Tommaso Nannicini në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj ka treguar me detaje se kush përfiton nga kjo marrëveshje.

Senator faleminderit për kohën tuaj,

Faleminderit juve

Pyetja e parë, si erdhëm deri në këtë pikë, ku tani njihet e drejta për pension për emigrantët shqiptar në Itali?

Kjo është një betejë, që po ecën përpara prej shumë vitesh, si në rrafshin institucional ku unë kam prezantuar 2 nisma për këtë temë. Por nuk duhet harruar që ka patur një angazhim maksimal të komunitetit shqiptar në Itali, që mblodhën 15 mijë firma në total me iniciativën e Geri Ballos. Dhe më në fund tani në Itali kjo është me ligj. Që do të thotë se duke filluar nga 1 janari në bilancin italian është një fond specifik për të financuar akordin për pensionin dhe njohjen. Pra kjo është e rëndësishme nuk janë vetëm paratë, por dhe vullnet të qartë që marrëveshja duhet të bëhen brenda 2022 për të hyrë në fuqi në 2023.

A mund te themi me plotë gojën se tani është vullneti politik 100% sidomos në Itali?

Absolutisht po, dhe ky vullnet i shfaq hapur nga ministri i punës Andrea Orlando, por mbi të gjitha janë resurset dhe fakti që nuk kanë qenë më parë është përdorur si alibi për të mos bërë asgjë, por tani që janë paratë, lista me të drejtat në amendamentet është, ka një vullnet të qartë për të cilin unë besoj do të finalizohet në 2022.

Në lidhje me aspektet teknike si do të funksionojë kjo nismë, ndajmë disa detaje?

Tani është me rëndësi që amendamenti të kthehet në një marrëveshje për t’ia paraqitur palës shqiptare për ta mbyllur sa më shpejtë. Për t’ia kaluar më pas institucioneve përkatëse për të njohur të drejtën e pensionit për qytetarët që kanë derdhur dhe kontribute, si shqiptarët në Itali si italianët në Shqipëri. Në mënyrë që të fillojë në 2023.

Ju thatë që janë paratë tani, në total sa është vlera?

Janë 20 milion euro në vite dhe në harkun të 10 viteve vlera shkon në 150-200 milion euro, pra bëhet fjalë për vlera të rëndësishme. Kjo tregon se nga pala italiane nuk është vetëm vullneti politik por edhe burimet financiare. Pra ka një perimetër të qartë, për të bërë marrëveshjen. Duhet ta fillojmë me pensionet dhe ata qytetarë që kanë derdhur kontributet duhet t’i njihet e drejta e pensionit, për t’u vlerësuar me një pension bujar në bazë të kontributit që ka bërë.

Kush do të përfitojë nga kjo marrëveshje, të sqarojmë pak më shumë qytetarët, si do të funksionojë?

Janë mijëra persona që do të përfitojnë, shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali që nga vitet 1990 deri më sot. Por më parë duhet të kesh më shumë se 20 vjet që derdhje kontribute, nëse ke më pak se 20 vite që i derdh shteti Italian nuk t’i njihte. Tani më këtë marrëveshje këto kontribute do të llogariten me ato që dikush ka derdhur në Shqipëri dhe do jetë një pension që do të njihet.

A kemi shifra të shqiptarëve që do të përfitojnë duke filluar nga 2023?

Po flasim për mijëra persona që do të përfitojnë, por shifra do të rritet se janë shumë që dalin në pension. Në fakt edhe kostot do të rritet. Bëhet fjalë për ata që kanë punuar në Itali, por shteti nuk ua njihte pensionet.

Një pyetje në lidhje me komunitetin shqiptar në Itali, ç‘mund të themi është shumë aktive edhe me këtë iniciativë?

Është shumë aktivë si e thashë dhe më parë, ky mobilizim i tyre ishte i rëndësishëm që parlamenti ta shikonte që ishte një e drejtë e mohuar dhe ta njihte. Tani është e rëndësishëm që ky mobilizim të vijojë, sepse sollëm një rezultat shumë të mirë në shtëpi, janë resurset, por duhet të behën marrëveshja.

A besoni se mund të ketë pengesa në të ardhmen apo mund ta quajmë të zgjidhur?

Unë jam optimist, në Itali themi se djalli fshihet në detaje. Por paratë janë, vullneti politik po, pra janë të gjitha kushtet për ta mbyllur këtë çështje.

Një pyetje të fundit në lidhje me italianët që jetojnë në Shqipëri, edhe ata përfitojnë në mos gabohem?

Absolutisht po, si e thashë është një marrëveshje bilateral që qytetarët e të dyja shteteve përfitojnë nga kontributet që kanë derdhur kontributet e tyre. Si italianët në Shqipëri, por edhe shqiptarët në Itali. Si ka ndodhur sot.

I nderuar të falenderoj për kohën

Faleminderit juve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë