Ish-zëvendës kryeministrja, Senida Mesi i ka lënë hapur derën socialistëve për ta propozuar atë si kandidate për kryetare Bashkie në Shkodër.
Nga Shkodra, Mesi u shpreh se do të ishte e lumtur nëse do të propozohej. Mesi tha se si shkodrane do ishte e nderuar nëse i besohej kandidimi dhe se në një vit në pozicion te lartë në qeveri ka fituar besimin e qytetarëve të Shkodrës.
“Në Shkodër ka ardhur momenti që të këtë një ndërrim të pushtetit. Shkodra ka shumë potenciale në radhët e PS-së për të kandiduar. Do të isha e nderuar në rast se më propozojnë”, u shpreh Mesi.