Sensibilizimi, gratë presin flokët,i’a
dhurojnë atyre që vuajnë nga kanceri

Sensibilizimi, gratë presin flokët,i’a<br />dhurojnë atyre që vuajnë nga kanceri
"Dhuro flokë! Fal Shpresë". Ishte ky mesazhi i dhjetra grave të cilat vendosen të presin flokët e tyre dhe t’jua japin grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. 

Vajza, gra dhe bashkëshortë ishin të pranishëm në aktivitet për të përkrahur kauzën që "Europa Donna Albania" ka nisur prej disa ditësh në kuadër të kancerit të gjirit. 

Mes grave të pranishme, ishte edhe Diana, një grua që e zbuloi sëmundjen e kancerit të gjirit, kur ishte shtatzënë dhe vendosi ta mbajë fëmijën.
Sot ajo thotë se e ka përballuar këtë sëmundje.

Do t’iu them vetëm një gjë grave: Mos e neglizhoni, unë e neglizhova sepse e dija çfarë kisha dhe isha shtatzënë dhe për asnjë arsye në botë nuk do të shkoja pasi do më hiqnin bebin. Unë do iu thoja grave mos neglizhoni. Nuk jam pishman për fëmijën dhe mrekullinë që unë kam sot në prehër, por dua t’iu them grave mos neglizhoni. Sot kam pranë shumë gra dhe një ekzaminim i thjeshtë të shpëton jetën’ tha ajo.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin shumë gra që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit, të cilat kërkuan që asnjë të mos e neglizhojë këtë sëmundje.

[gallery]19099[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën