TIRANE - Sot gjithë stafi i Report Tv do të punojë para dhe pas kamerave duke përdorur maska, në ambient të hapur ashtu si edhe në ambient të mbyllur.
Një nismë për të ndërgjegjësuar opinionin publik mbi rëndësinë e përdorimit të maskës si një nga format kryesore për ruajtjen nga Covid19.
Përdorimi i maskave nga të gjithë redukton në nivelin 1.5 % mundësinë e infektimit. Nuk është turp, mbaj maskë edhe ti!
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi e ftuar në emisionin "Pa Protokoll" ka përshëndetur nismën e Report tv në lidhje me sensibilizimin e qytetarëve duke mbajtur maskën në ambiente te mbyllura.
"Më lejoni t'ju përshëndes për nismën sensibilizuese për mbajtjen e maskave edhe gjatë kësaj interviste. Masa të domosdoshme, por për fat të keq nuk është bërë sensibilizim aq sa duhet për popullatën", tha Vokshi.
Gazetari i Report TV dhe drejtuesi i edicionit Qendror, e nisi ndryshe raportimin e ngjarjeve më të rëndësishme për ditën e sotme. Me maskë në fytyrë, ashtu si të gjithë kolegët tanë, ai dha mesazhin se sa e rëndësishme është që përpos mundësive që kemi të mbrojmë vetën dhe tjerët nga përhapja e mëtejshme e Covid-19. ''Virusi nuk transmetohet nga studio, por shembulli i mirë po'', tha gazetar duke hapur edicioni qendror te lajmeve.
Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli përshëndeti nismën e Report Tv për maskën. "Faleminderit dhe përgëzime për nismën. Maska, por duhet edhe distancimi dhe higjiena e duarve. Maska ka qenë në të gjitha protokollet e hapjes, nuk është e re që u vendos e detyrueshme, të gjitha kanë qenë me vendosjen e maskës. Ajo që ndryshoi ishte vendosja e një penaliteti. Kemi një rritje të të infektuarve dhe kjo do të shkojë në drejtim të atyre që kanë nevojë për hospitalizim. Është e pritshme që nëse do të rriten numrat do të kemi edhe shifra më të rënda" tha ajo.
Gazetarja e Report Tv Migena Sotiri në kuadër të nismës sensibiluzuese u kërkon qytetarëve që të mbajnë maskën për të shpëtuar veten dhe të tjerët. "Do të dalim në transmetim me maskë në shenjë sensibilizimi për qytetarët që duhet të jenë të mbrojtur. Kjo bëhet në emër të jetës. Në Report Tv është punuar që prej ditës së parë me maska edhe pas kamerave. Ndaj kemi ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve. Mbani maskën, shpëtoni jetën tuaj dhe jo vetëm dhe jetoni sa më gjatë" ishte apeli i gazetares së Report Tv Migena Sotiri.
Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali e ftuar në studio iu bashkua nismës së Report Tv duke vendosur maskën për të sensibilizuar qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID. "Nuk është e lehtë, por është domosdoshmëri, tregon përgjegjshmëri, prandaj me kënaqësi iu bashkova nismës suaj, që në studio të mbaj maskën, edhe pse për të komunikuar më qartë më duhet ndonjëherë ta ul. Shifrat nuk dëshmojmë se po bëjmë punën e duhur si qytetarë. Virusi po vret njerëz. E paskeni maskën të blinduar, por është e domosdoshme dhe ju jeni nga ato televizione që sensibilitetin për këto çështje e keni ngritur në nivel të dukshëm në ekran" tha ajo.
Pas thirrjeve të herëpashershme për respektimin e masave anti-COVID, moderatorja Aida Tancica që drejton hapësirën "Sot LIVE në Shqipëri" në Report Tv i është bashkuar nismës për maskën. Moderatorja ka vendosur maskën LIVE dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të dëgjojnë mjekët për të respektuar masat anti-COVID. "I bashkohemi nismës së Report Tv, të gjithë gazetarët dhe kolegët do të jenë me maskë. Mjekët kanë bërë thirrje, është shumë e rëndësishme që të jemi me maskë. Report Tv, i gjithë stafi do të jetë në transmetime me maskë. Uroj që të sensibilizojmë të gjithë ata që po na ndjekin dhe të dëgjojmë mjekët" tha Tancica.
Mjeku infeksionist Tritan Kalo i cili ndodhet në vijën e parë të luftës me COVID-in në spitalin Infektiv ka vlerësuar nismën e Report Tv për të sensibilizuar qytetarët që të ndërgjegjësohen për mbajtjen e maskës për t'u mbrojtur me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. "Ju lumtë për këtë iniciativë sensibilizuese. Është ndihma më e madhe që na jepni" tha Kalo për gazetarin e Report Tv.
Jeni te vonuar...por,me mire von,se sa kurr.
PërgjigjuSi Tritani që lufton si kjo teta që gatuan supë hundën jashtë e mbajnë
PërgjigjuBravo, te gjithe nga pak te kontribuojme e ta kthejme ne dicka normale mbajtjen e maskes.
Përgjigjubravo. faleminderit per gjestin
Përgjigju