‘Sensitive’, Anila Hetoja vendos gruan në qendër të 20 pikturave, piktorja: Kam dashur t’i jap vendin që i takon

Në një ‘Siluetë’, ‘Pasqyrim’, a ‘Oqean mendimesh’, figura femërore mbizotëron e vjen “Sensitive”, në ekspozitën personale të artistes Anila Hetoja të çelur në Galerinë e Artit Tiranë.

“Kam ardhur me tematikën ‘Sensitive’ se kam dashur të prek natyrën femërore. Atë natyrën e ndjeshme. Kam dashur që femrën ta ngre në piedestal, që të marrë vendin që i takon. E sjell në një siluetë, që unë e quaj si një ujëvarë mendimesh, kthjellimesh”, thotë Hetoja.

20 piktura, akrilik në pëlhurë, të realizuara në tri vitet e fundit, ku gruaja krijon në një ‘Infinit’ a përqafim klimtian, habitatin e saj të dashurisë. Pikturat krijojnë dialogje mes tyre, qoftë edhe përmes ngjyrave të ngjashme që rimarrin subjekte të larmishme.

“Ngjyrat përfaqësojnë jetë. Ndoshta kjo është Anila në brendësi. Prandaj unë vij me shumë ngjyra, me shumë emocion për të përcjellë në punët e mia. Kam përdorur pak më shumë ngjyrën blu. Po kam dashur të jem edhe mistike në të njëjtën kohë të sjellë edhe atë brishtësinë. Ndoshta ka ndikuar edhe periudha që kam punuar, edhe gjatë karantinës, ku gjithsesi e kam gjetur forcën për të krijuar dhe për të përfaqësuar veten, por edhe mbi të gjitha femrën, gruan”, tregon piktorja.

E pastaj frymëzimi e prehja në ‘Muzikën e jetës’, a një instrumental, që është element i pranishëm në të gjitha ekspozitat e piktores.

“Elementi i muzikës do jetë gjithmonë, sepse unë aty frymëzohem”, shprehet artistja.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në 3 korrik.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League

E konfirmon eksperti i merkatos, Armando Broja largohet nga Chelsea! Mbetet në Premier League