PRISHTINË.- Qytetarët serbë të veriut do të protestojnë të martën nga ora 9:30 para gjykatës në veri të Mitrovicës kundër EULEX-it, në shenjë pakënaqësie me përpjekjet e këtij misioni për të arrestuar ish kryetarin e Zubin Potokut, SllavishaRistiq, si dhe kryetarin aktual të kësaj komune, Stevan Vulloviq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, në këtë protestë do të marrin pjesë edhe shumë nga ish pjesëtarët e MUP-it serb nga veriu.
"Protesta do të mbahet për shkak të akuzave të pabazuara që ngrihen ndaj serbëve, si dhe në shenjë pakënaqësie me aktivitetet e EULEX-it, drejtuar kundër të drejtave themelore të njeriut", kanë thënë burimet.
Ndryshe, po thuajse në të njëjtën kohë, sot në objektin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës që ndodhet në veri, është parapshikuar që rreth orës 10:00 të mbahet vazhdimi i seancës gjyqësore në rastin Drenica./ATSH/