Skuadra serbe e Duga Sabac është fituesja e turnout ndërkombëtar të basketbollit për femra të zhvilluar në palltin e sportit të Vlorës, që pas shumë kohësh, ekzaktësisht 15 vitesh, rikthen një eveniment të kësaj rëndësie.
Përveç Flamurtarit që u përball në finale me ekipin serb pati pjesmarrës edhe nga Bosnja dhe Sllovenia, ndërsa ndeshjet u zhvilluan në datat 18-19 shtator.
Finalen e turneut e kanë diskutuar Flamurtari dhe Duga Sabac nga Serbia, me këtë të fundit që ka fituar 77-72 më pikë. Pavarësisht humbjes eksperienca e fituar në nivele të tilla mbetet shumë e vyer për ekipin shqiptar.