BEOGRAD - Policia në Serbi ka arrestuar sot në mëngjes shtatë persona nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në Srebrenicë, gjatë luftës së viteve ’90.
 
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe sipas të cilave arrestimet e tyre ka ardhur pas një operacioni është kryer në disa lokacione në Serbi.
 
Sipas mediave serbe Prokuroria për Krime Lufte ka lëshuar urdhërin për hetim kundër ish-pjesëtarëve të qendrës së trajnimit “Jahorina”, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte në lokacionin Kravice të Srebrenicës.
 
Në mesin e viktimave në këtë lokacion kanë qenë mbi 1,000 civilë myslimanë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)