Ushtria serbe do të fuqizohet shpejt me rekrutë rinj, e ata nuk do të jenë njerëz por robotë humanoid, ka deklaruar sot presidenti Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se vendi do të prezantojë mijëra robotë të armatosur në paradën e ardhshme ushtarake, pasi prodhimi i tyre do të fillojë që këtë vit.

Ai theksoi se do të kërkojë mbështetjen nga presidenti kinez Xi Jingping.

“Ata mund të mbajnë deri në 30 kilogramë, që do të thotë se mund të mbajnë kamera, mund të bëjnë atë që bëjnë tashmë në Kinë: kontrolle kufitare, i ke mbi rrota në rrugë, i ke pa rrota në mënyrë që të mund të kërcejnë, të bëjnë çfarë të munden dhe gjithashtu mund t’i armatosësh. Pra, në paradën tonë të ardhshme ushtarake, do të kemi mijëra robotë të armatosur, në mënyrë që të sigurojmë vendin tonë”, tha Vuçiç.

Vuçiç nënvizoi se Serbia mund të jetë vendi i parë në Evropë që do të prodhojë robotë të tillë këtë vit.

"Këtë vit dhe në muajt në vijim, ne mund të nisim një nga investimet më të mëdha ndonjëherë në Serbi dhe mund të jemi vendi i parë në Evropë që prodhon robotë të tillë ”, tha Vuçiç.