‘Serbia furnizon Ukrainën me municione’, Haziri për Report Tv: Vuçiç i trembet diplomacisë së Tiranës, Kurti po varros dialogun

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë nga dita në ditë shihen në rritje me një gjuhë të ashpër dhe agravuar mes palëve. Vuçiç përpara disa ditësh ka njoftuar planin e tij të masave për mbrojtjen e serbëve në veriun e Kosovës, ku sipas tij po ‘përndiqen’ nga qeveria Kurti. Nga ana tjetër Vuçiç ka njoftuar dhe vendosjen e shërbimit ushtarak të Serbisë.

Lidhur me këtë temë ka folur për Report Tv për moderatorin Nertil Agalliu në ‘Sot Live në Shqipëri’, Lutfi Haziri zv.kryetari i LDK-së. Fillimisht Haziri ka vendosur theksin tek narricioni i keq, që sipas tij po ndikon jo mirë në ambientin politik të Kosovës dhe ka vendosur në dukje përpjekjet e Serbisë për në fushën diplomatike. Nga ana tjetër Haziri ka vlerësuar qasjen e Tiranës në diplomaci, ku sipas tij ka krijuar një frikë tek Serbia.

Intervista e plotë

Agalliu: Haziri çfarë po ndodh në veriun e Kosovës, kemi një kthim pas në pikën zero pas propozimit 7 pikësh të Vuçiç, i cili kërkon dhe atë që kërkonin më herët ndërkombëtarët për qeverinë e Kosovës

Haziri: Nuk kemi të bëjmë lëvizje të re apo me një lajm të ri. Ajo që Presidenti Vuçiç vazhdimisht kohë pas kohe me konferenca të jashtëzakonshme me lot në sy shumicën e rasteve dhe me shpjegime të gjata dhe të kota për ne. Është një mendësi dhe metodë dhe e menaxhimit të situatave të politikave të brendshme, në radhë të parë për konsum të brendshëm por edhe për binarin e dytë. Binari i dytë përveç Moskës është dhe binari i Brukselit dhe Washingtoni ku Serbia po punon vërtet shumë, me e rujt me e mirëmbajt dhe me u kujdes duke e përkthyer Serbinë si burim të krizave ku në fakt prej 35 vitesh Serbia është burim i krizave dhe për luftrat e Ballkanit. Kanë arrit suksesshëm me plotësu një lloj politike të tyre në drejtim të Sarajevës, Podgoricës, Shkupit dhe po punojnë që Kosovën dhe Prishtinën ta mbajnë në presion dhe për herë të parë ndoshta me këto lista Vuçiç, ku Serbia i ka karshi Ballkanit Perëndimor dhe kërkesave në Prishtinë. Një lloj shkrirje e kërkesave dhe harmonizim me kërkesat serbe që ta mbajnë qeverinë e Kosovës me një këmbë të vdekur politike dhe me një imazh të keq, para BE-së dhe NATO-s në veçanti. Edhe në këtë kurs dhe në këtë narracion ka ra dhe zoti Kurti këmbë e kry. Kjo është ajo që LDK që po e sheh si gjendje të keqe sepse Zoti Kurti ka rënë në një narracion të keq dhe në një ambient të keq politik. Ai po i  bën jashtëzakonisht dëm Republikës tonë.

Agalliu: Haziri mua më bëri përshtypje përshembull, iniciativa që tashmë do të votohet dhe në Parlamentin e Serbisë, kthimi i shërbimit ushtarak. Është një presion ndaj Perëndimit apo një presion i drejtpërdrejtë dhe për Kosovën kjo lëvizje e Vuçiç?

Haziri: Tani dëgjoni Serbia sipas censusit të fundit është vendi më i plakur në kontinentin  europian. Serbia ka shkallën e pleqërisë shumë të madhe. Serbia ka pas luftra me kroatët, me boshnjakët me shqiptarët dhe natyrisht ka pas një impact shumë të madh. Tani Serbia nga një gjendje lufte me NATO-n dhe nga raportet e kushtëzuara politike me sanksione ekonomike financiare, ajo po  kthen tani raportet në përparësi për shkak të krizave rajonale në Ukrainë dhe në pjesën e gjirit. Çka domethënë kjo, Serbia ka furnizuar me municione Ukrainën dhe është partner i federatës ruse. Kjo ka ndodhur në koordinim me NATO-n dhe këtë koordinim e ka bërë pas vizitës së shtatëmadhorisë serbe në fundvitin e kaluar në Washington. Ai ka qëndruar për një javë atje. Edhe përveç partneritetit të armatës serbe me një shtet si Ohio dhe Gardën Nacionale, Serbia në kuadër të partneritetit po i forcon raportet. Mos harroni se është furnizuesi më i madh në Ukrainë dhe përveç përfitimit strategjik ka dhe përfitime financiare. Ne shqiptarët nuk duhet me u privu. Serbia nuk po përballon dot humbjen e luftërave dhe duke kuptuar këtë situatë. Po e përdor luftën si shantazh është e vërtetë. Serbia po punon shumë në rrugën diplomatike për të rikthyer imazhin e saj. Po si po e bën këtë? Duke e paraqitur Kosovën keq, duke e paraqitur Kosovën si kërcënuese ndaj minoritetit serb, duke e paraqitur Kosovën si një vend që nuk ka raporte të mira me aleatet. Serbia ushtarakisht të rikthehen. Kjo është për qeverinë e Kosovës. Kurse për Shqipërinë, mos harroni se për Serbinë është e paimagjinueshme e papranueshme të ketë një nivel të tillë të rolit politik, diplomatik dhe ushtarak që sot e ka dhe roli i shqiptarëve me Serbinë ka ndryshuar drastikisht.  Ne apo qeveria shqiptare ka arritur që përmes Kryeministrit të saj në veçanti me e ngrit nivelin lartë dhe Beogradit në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sot Serbia e lufton Tiranën përmes Kosovës dhe kjo nuk do ndalet. E keqja është që Kurti ka rënë në gropën e Vuçiç që ka në raport me Brukseli, sepse me Moskën e ka politikën të koordinuar. Përse Kurti nuk e ka koordinim Washington dhe Brukselin , kjo është dhimbja më e madhe?!

Haziri ka folur dhe për përpjekjet e opozitës së Kosovës për të ndërtuar një alternativë dhe ka analizuar veprimet e Kurtit gjatë qeverisjes, si tentativë për të varrosur dialogun dhe demokracinë.

Agalliu: Pavarësisht se drejta ekskluzive i takon qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, përsa i përket negociatave apo marrëdhënieve me BE dhe SHBA . A duhet të jetë opozita në Kosovë e bashkuar pra përballë Kryeministit përsa i përket parteneritetit të qeverisë së Kosovës me BE-në me SHBA por edhe karshi Serbisë? 

Haziri: Natyrisht do të duhej që skena politike të jetë e bashkuar. Ne kemi qenë të bashkuar në Rambuje dhe me mjete politike kemi arritur këtu ku jemi sot. Kemi qenë të bashkuar në Vienë dhe kemi qenë dhe në 2 Korrik të vitit 1990 nga Rugova.  Sot Kurti është përjashtues dhe ai nuk ka asnjë ide që përfaqëson Shqipërinë. Është përjashtues dhe është përçarës. Kurti nuk ka asnjë komunikim normal as institucional. Takimet formale i ka të kufizuar. Kurti është vetëm në tavolina rajonale. Kurti u mundua të bëj një marrëveshje për datën e zgjedhjeve po nuk arriti. Zoti Kurti po udhëhiqet në parimin “one man show”, e ka mbyt debatin e brendshëm dhe po mundet të mbysë dhe dialogun në parlament. Ai ka varros dhe dialogun social, ka varros sindiakatat prej 3 vjetësh. Zgjedhjet e Shkurtit janë një shpresë e madhe dhe LDK do luftojë shumë për të fituar këto zgjedhje. Ne jemi gardianë të kushtetutës. Nëse sovraniteti është i cënum përsa kohë nuk mbyllet çështja e dialogut atëherë ne e kemi më të cënuar. “

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 16/09/2024 15:16

    Serbia nuk i trembet Tiranës sepse janë një vijë politike dhe gjithçka kërkon Serbia Edi Rama edhe përmbushë! Për Hazirin mjafton që Edi Rama është kundër Kurtit, aq! Të pa njerëz kemi pasur gjithmonë neve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë