Serbia ndodhet në zi kombëtare pas vdekjes se një foshnjë dhe gjashtë udhëtarëve të tjerë që e shoqëronin në një udhëtim për trajtim mjekësor, pas përplasjes së helikopterit. Ngjarja u shënua kur helikopteri i shpëtimit po përpiqej të ulej në kryeqytet, në Beograd të premten në mbrëmje, por mjegulla e dendur shkaktoi aksidentin tragjik. Viktimat ishin një foshnjë e sëmurë, dy mjekë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Pas shpalljes së ditës së zisë nga kryeministri i vendit Aleksandër Vuçiç, Ministri i Mbrojtjes Bratislav Gasic, tha se ushtria kishte humbur pilotët më të mirë të helikopterëve. Pilotët në bordin e helikopterit shpëtues ishin vlerësuar si heronj për shkak të numrit të madh të personave të shpëtuar gjatë gjendjes së emergjencës në përmbytjet e vitit të shkuar. Helikopteri po asistonte në një emergjencë për transportimin e një foshnje 5 ditëshe për shkak të problemeve të mëdha me aparatin e frymëmarrjes. Zyrtarët e kullës së kontrollit në aeroportin e Beogradit raportuan për humbjen e kontaktit me helikopterin, ndërsa prisnin për pastrimin e zonës nga re të dendura mjegulle.
/Shqiptarja.com












