Serie A e këtij sezoni ka hyrë në fazën vendimtare, me Interin që zgjeron epërsinë në krye të tabelës. Elita e futbollit italian shikon përpara dhe vendos afatet për sezonin e ardhshëm.
Një sezon me një kalendar plot ndeshje dhe disa risi të rëndësishme si Liga e re e Kampionëve me 36 ekipe me një grup të vetëm dhe Kupa e parë e Botës për Klube me 32 skuadra që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në verën e vitit 2025.
Ngjarjet që nuk mund të mos ndikojë në fillimin e kampionatit të ardhshëm italian, i vendosur tashmë nga Lega Serie A për fundjavën 17-18 gusht 2024 sipas Corriere dello Sport.
Një datë thuajse e detyrueshme duke pasur parasysh angazhimet e shumta të parashikuara, por që do të duhet të përballet ende me Euro 2024 në verë. Nëse afati i mesit të gushtit zyrtarizohet, në fakt, lojtarët e përfshirë me kombëtaret e tyre përkatëse në Gjermani do të kenë shumë pak kohë për pushuar dhe rimbushur bateritë për sezonin e ardhshëm.
Për më tepër, finalja e turneut kontinental do të zhvillohet më 14 korrik. Duke marrë parasysh fazën përgatitore të skuadrave të Serisë A, lojtarët vështirë se do të kenë më shumë se 15 ditë në dispozicion për të pushuar.
Sa i përket Superkupës së Italisë, mediet tej Adriatikut thonë se formati 'Final Four' i parë këtë vit duhet të konfirmohet. Mini-turneu duhet të zhvillohet në Arabinë Saudite, por këtë herë ndeshjet duhet të caktohen në dhjetor 2024.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.8%
-
Të gabuar
84.6%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 1652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Interi fiton 2-0 ndaj Comos dhe ndjek kryesuesit, Udinese tri pikë me përmbysje në Firenze
24 Dhjetor, 08:57
-
Zyrtare/ Humbja me Juventusin, Monza shkarkon Alessandro Nestën
23 Dhjetor, 15:47
-
Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin
23 Dhjetor, 12:38
-
Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës
23 Dhjetor, 10:14
-
GOLAT/ Atalanta përmbys 3-2 Empolin dhe merr kreun e Serie A! Dybala magjik, Roma i shënon pesë herë Parmës! Juventusi rikthehet të fitojë
22 Dhjetor, 16:12
-
Elseid Hysaj larg Lazios, Arabia Saudite ‘i shton zerot’ në llogari
21 Dhjetor, 19:20
-
GOLAT/ Napoli fiton në Genoa dhe merr kreun e Serie A! Torino s'i bën ballë Bolognas, frikë për mbrojtësin polak! Tri pikë për Lazion
21 Dhjetor, 17:23
-
Interi refuzon 25 milionë euro për Kristjan Asllanin
20 Dhjetor, 16:03
-
Juventusi pas Tonalit, Newcastle reziston! Shifrat dhe skenari i marrëveshjes
20 Dhjetor, 15:49
-
'Verona fatale', Fonseca pranë shkarkimit! Milan mendon për dashurinë e vjetër
20 Dhjetor, 15:25
-
VIDEO/ Interi turpëron Lazion në 'Olimpico', e mposht 0-6 dhe ndjek Atalantën
16 Dhjetor, 22:45
-
Theo në qendër të kritikave, agjenti: Qëndron te Milani, flasim për rinovimin
16 Dhjetor, 20:00