TIRANË- Të shumta janë skuadrat që ëndërrojnë vendin e tretë në Serinë A, që do të thotë marrja pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
Ky vend, jo shumë i dëshiruar fillimisht nga disa skuadra të Serisë "A" me pretendime më të larta, është kthyer në një domosdoshmëri për një pjesë të tyre, midis të cilave dhe për Milanin.
Dy vjet pa Ligën e Kampionëve do të ishin shkaterrimtare për një nga shoqëritë më të rëndësishme të historisë së futbollit Italian, por që kohët e fundit ka hasur si probleme financiare ashtu edhe teknike.
Degradimi i Milanit ka ardhur gradualisht. Në pak muaj janë ndërruar tre trajnerë, fillimisht Allegri, i cili pavarësisht mungesave, dhe pakënaqësisë si nga ana e presidentit ashtu dhe nga ana e tifozëve arriti të fitonte një Skudeto (kampionat), më pas Seedorf i zbuar brenda një kohe të shkurtër, dhe për ta mbyllur ish shoku i skuadrës së hollandezit Pippo Inzaghi, i cili pati një nisje pozitive sipas shumë tifozëve, por me një entuziazëm gjithmonë e në rënie nga ana e tyre.
Mesa duket dhe numrat nuk janë në krah të Pippos, në krahasim me hollandezin që fitoi 20 pikë pas vetëm 12 ditësh, Inzaghi ka vetëm 18 në po aq ndeshje, 5 pikë më shumë po ta krahasojmë me Allegrin e dy viteve më parë.
Kjo ka bërë që shumë tifozë pavarësisht dashurisë për Pippon si lojtar, të mos jenë dakort për ti besuar një trajneri pa përvojë pankinën kuqezi, të cilit i ka shpëtuar skuadra nga duart.
Një situatë të ngjashme po përjeton dhe Interi, por ndërkohë që Mazzari u "kryqëzua" për rezultatin e dobët, për drejtimin e skuadrës dhe deklaratat e pas ndeshjeve, Pippo pavarësisht se zhgënjyes vazhdon ende të ketë mbrojtjen e duhur. Inter dhe Milan gjënden në të njëjtën humnerë mediokriteti, por mesa duket vetëm nga njëra anë protestohet, dhe merren masat përkatëse. /ATSH/
/Shqiptarja.com