Serie A/ Shqiptarët e Leçes bëhen me trajner të ri
Ylber Ramadani dhe Luca Gotti
Ish-asistenti i Chelseat, Luca Gotti u emërua trajneri i ri i Leçes këtë të mërkurë, dy ditë pasi Roberto D'Aversa u shkarkua pasi goditi me kokë një lojtar kundërshtar.
Gotti ishte asistent i Maurizio Sarrit te Chelsea në sezonin 2018-19 dhe së fundmi ka qenë trajneri kryesor te Udinese dhe Spezia po në Serie A. Leçe shpjegoi se Gottit i është dhënë një kontratë deri në fundin e sezonit që do të zgjatet nëse klubi italian shmang rënien në Serie B.
D'Aversa humbi kontrollin në fund të humbjes 1-0 të së dielës në shtëpi ndaj Hellas Veronas. Sulmuesi i Veronas, Thomas Henry po debatonte me mbrojtësin e Leçes, Marin Pongracic pas fërshëllimës së fundit, kur D'Aversa shkoi për të ndërhyrë, por në vend të kësaj përfundoi duke e rrëzuar Henrin me një goditje të dukshme me kokë direkt përpara një prej zyrtarëve të ndeshjes.
Përveç shkarkimit, D'Aversa u dënua me katër ndeshje që do t'i vuajë nëse do të punësohet nga një klub tjetër. Leçe qëndron një pikë mbi zonën e rënies pas një fillimi mbresëlënës të sezonit kur ishte i pamposhtur pas pesë ndeshjesh. Debutimi i Gottit do të jetë kundër vendit të fundit, Salernitanës, të shtunën.
Kujtojmë se pjesë e Leçes janë edhe dy lojtarët e Kombëtares, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 889
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Milan dhe Inter ofertë zyrtare për të blerë 'San Siron', pritet stadium i ri
12 Mars, 15:48
-
Juventusi, Thiago Motta flet para ekipit: Është edhe faji im, tani 'luftojmë' më shumë
12 Mars, 15:29
-
GOLAT/ Lazio hap fals, Udinese e ndal 1-1 në ‘Olimpico’! Buzëqesh Juventusi
11 Mars, 11:21
-
GOLAT/ Napoli i përgjigjet Interit, Lukaku gol dhe asist! Roma pesë fitore radhazi, Juventusi turpërohet 0-4 nga Atalanta
9 Mars, 17:26
-
GOLAT/ Interi dhe Milani fitore identike, përmbysin rivalët 3-2! Zikaltërit kalojnë presionin te Napoli
8 Mars, 17:28
-
Krisje totale, Conceiçao sulmon Milanin nëpërmjet zëvendësit! Më pas trajneri bën prapakthehu
7 Mars, 10:26
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
Prapaskenat/ Sot një hap larg, pse Igli Tare refuzoi Milanin në verën e 2019-s?
5 Mars, 10:27
-
Zyrtare/ Milani dhe Reijnders zgjasin ‘martesën’ deri në vitin 2030
4 Mars, 15:20
-
Berat Gjimshiti, futbollisti më i mirë i muajit në Serie A
4 Mars, 14:01
-
Si Igli Tare bindi Milanin! Gjashtë gjuhë të huaja, operacione me kosto të ulëta dhe i rekomanduari i agjentit të CR7-ës
4 Mars, 12:00
-
GOLAT/ Juventusi ‘sms’ rivalëve me pesë fitore radhazi, mposht 2-0 Veronën! -6 nga Interi kryesues
4 Mars, 08:30