TIRANE- Kreu i shoqatës “Caritate Christi Compulsi Balcan”, Massimiliano Nicolini, italiani që denoncoi në policinë e Tiranës Asllan Patriotin në vitin 2012, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Shtetasi italian u arrestua nga blutë e kryeqytetit pasi akuzohet për mashtrime në hapjen e një qendre shëndetësore në zonën e Kombinatit.
Për shtetasin italian Massimo Nicolini janë bërë 9 denoncime në Tiranë brenda dy javëve. Ditë më parë, "Shqiptarja.com" bëri të ditur se Lori Zylaj me profesion fizioterapiste, Rediol Laraku, Saimir Godinaj dhe ish-bashkëshortja shqiptare e Nicolinit, janë paraqitur në policinë e Tiranës, duke e kallëzuar atë penalisht për akuzën e “Mashtrimit” Nicolinin.

(Në foto: Godina e shoqatës “Christi Compulsi Balcan” në Kombinat)
Ky i fundit zotëron në Shqipëri disa kompani tregtare, ndërkohë që tre personat e kanë akuzuar se i ka mashtruar duke mos i dhënë rrogat,detyrimet financiare për marjen e ambjenteve me qira dhe punimeve të kryera për ndërtimin e zyrave të tij në Tiranë, ku ka hapur qendrën shëndetësore në zonën e Kombinatit.

Vetë Nicolini, është paraqitur në policinë e Tiranës, ku ka dhënë shpjegime lidhur me pretendimet e kallëzuara, ku ka pohuar se nuk ka mashtruar askënd dhe se veprimet e tij kanë qënë duke respektuar kushtet e kontratës. Më tej Nicolini ka pohuar se edhe disa mangësi që ka pasur me pagesat e rrogave dhe të punimeve për puntorët, shumë shpejt do i likujdojë, proces ky që është vështirësuar sipas tij për shkak të krizës financiare.
Italiani Nicolini njihet edhe për çështjen Patrioti, pasi më 17 tetor 2012, tre ditë pas përfundimit të grevës së ish-të përndjekurve, policia arrestoi Patriotin pasi i kishte marrë një shumë parash një shtetasit, me pretendimin se i kishte gjetur makinën e tij të vjedhur.

Redaksia Online
(e.s/e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO