'Servil i Dejona Mihalit': Reagime të mëdha për Adi Krastën që s'guxoi të marrë masa për raportimin skandaloz të RTK-së

'Servil i Dejona Mihalit': Reagime të mëdha për Adi Krastën që s'guxoi të marrë masa për raportimin skandaloz të RTK-së

Adi Krasta

Në shkrimin e dorëheqjes së kryetarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini është kuptuar se Adi Krasta, U.d Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së po refuzon që të çojë para raportin e komisionit hetimor për shkeljet e mëdha profesionale dhe etike që bëri televizioni publik kundër Nacionales dhe Periskopit. E mosmarrja e masave nga Krasta është pritur me shumë kritika në drejtim të tij.

Opinionisti Fitim Salihu ka kritikuar brutalisht U.D Drejtorin e RTK-së, Adi Krasta, pengesa e të cilit e bëri të pamundshme llogaridhënien për lajmin në RTK dhe shkarkimin e drejtorit të TV-së, Rilind Gërvallës pas publikimit të lajmi të rremë ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Salihu ka thënë se Krasta dikur ishte kundërshtar i pushteteve.

“Disident të pakompromis pushtetesh dhe në fund e shet shpirtin si zagar i padinjitet te Dejona Mihali”. – ka shkruar Salihu.

“Duke mos i nxjerre para pergjegjesise urdheruesit e shemtise se transmetimit te lajmit te rrejshem te "Sllobodna Bosnes", Adi Krasta dhe marionetat e tjera te Albin Kurtit ne RTK, nga sot vendosen ta bejne RTK-ne si RTS-in e Sllobes. Radio-televizioni qe paguhet me parate e te gjithe qytetareve, nga sot do te jete nje altoparlant propagandistik i lajmeve te rrejshme te regjimit.” – ka shkruar ndër të tjera Salihu.

Edhe Redaktori në KTV, Besnik Krasniqi shkroi në një reagim se Adi Krastën “e kemi pas idol, na doli karikaturë”.

Ndërkaq, Gazetari Parim Olluri ka reaguar ashpër pas fotografisë së Dejona Mihalit dhe Adi Krastën në një pompë benzine.

Olluri ka thënë se Krasta u bë servil i Dejona Mihallit të VV-së.

“Adi Krasta, “disidenti” i Edi Rames ne Shqiperi na u be servil i Dejona Mihalit ne Kosove. Te ishte bile servil i Kurtit direkt. Do te ishte pak ma dinjitoze.” – ka shkruar Olluri në Facebook.

Më tej, edhe profesori universitar, Milazim Krasniqi ka humorizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke shkruar se në vend të Bashkimit Kombëtar që e kishin dikur kryefjalë tash e kanë lënë vendin “nënmbikëqyrjen e disa ikanakëve nga Shqipëria”: Dejona Mihalin dhe Adi Krastën.

“Ne vend te bashkimit kombetar, LVV e ka vendosur Kosoven nen mbikeqyrjen e disa ikanakeve nga Shqiperia. Kosova e meriton kete kujdes. Deri sa te arrije nivelin e Himares, ku shqiptaret qallamiten ndermjet tyre, duke perkrahe dy greke per kryetarë. Ne rastin tone Dejona e Adi jane kandidat ideal per kryetarë. Urime suksese.” – ka shkruar ai në Facebook.

Edhe anëtarë të partive opozitare kanë reaguar për këtë skandal të RTK-së dhe mosguximin e Krastët për të marrë masa ndaj drejtori të TV-së, Rilind Gërvalla.

“Fati i RTK-së vendoset në pompa benzine”, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Fati i RTK-së dhe mediave tjera në Kosovë vendoset nëpër kafe e pompa të derivateve. Albin Kurti i ka degraduar raportet zyrtare me Shqiperinë, edhe në rastin e autorizimit të marionetave të llojit të Dejona Mihajlit e Adi Krastës, e para dikur e kishte te ndaluar hyrjen në Kosovë, i dyti një profiter, shkelës i ligjeve në Kosovë. Ja në duart e kujt ka mbetur fati i RTK-së.” – ka shkruar ai.

Për këtë fotogarfi ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Kujtojmë se kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletin dhe anëtarja e këtij Bordi, Arta Berisha, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre si shkak i lajmit të rremë të publikuar nga RTK-ja për Nacionalen./ Nacionale

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adios: 18/08/2024 20:42

    Nuk është e ndaluar që gazetarët të citojnë një media tjetër! Kur DASH - i thotë diçka për shqiptarët ne të gjithë bëhemi vesh dhe dy vitet e ardhme bisedojmë për të.....!

    Përgjigju
  • beni: 18/08/2024 12:47

    e gjete dhe ju armikune e perbashket hahahaaa

    Përgjigju
  • Shikues Asnjanes.: 18/08/2024 12:45

    Krasta eshte kthyer ne nje bythlepires e njeri ordiner ka kohe qe mban vend te pare ne ate pozicion!

    Përgjigju
    • Adi: 19/08/2024 09:02

      Dhembkapsolla

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit