SEUL – Një milion persona në shenjtërimin nga papa Françesku të themeluesit të kishës koreane

SEUL, 16 gusht /ATSH-ANSA/ - Të paktën një milion persona morën pjesë sot në mëngjes në meshën ku papa Françesku shenjtëroi themeluesin e kishës koreane, Paul Yun Ji-Chung dhe të 124 martirëve të tjerë të kësaj kishe. Në ditën e tretë të udhëtimit në Korenë e Jugut, përballë portsë simbol të Gwanghwamunit, hyrja e rikonstruktuar e pallatit antik perandorak, papa Françesku theksoi se "jetojmë në një shoqëri ku, pranë pasurive të pamata, rritet në mënyrë të heshtur varfëria më e skajshme". "Ku britma e të varfërve dëgjohet shumë rrallë dhe ku Zoti vazhdon të kërkojë që këtyre motrave dhe vëllezërve t'u jepet ndihmë". Kur papa Françesku shqiptoi formulën e shenjtërimit të Paul Yun Ji-Chung dhe të 124 martirëve të tjerë, turma njëmilionëshe shpërtheu në duartrokitje të gjata. Paul Yun Ji-Chung nuk ishte misionar i huaj, por një laik koreanojugor, i cili së bashku me të tjerë zbuloi kristianizmin falë libranve të misionarit jezuit, Matteo Ricci, të sjellë nga Kina. Një histori origjinale që e bën unike kishën koreane në të gjithë botën./ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq