Sezoni turistik, Kumbaro: Prioritet pastrimi i vijës bregdetare, gjoba kryebashkiakëve nëse s’marrin masa! Nisim me dezinsektimin, u vonua

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv foli për sezonin turistik dhe pastrimin e vijës bregdetare. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja tha se po vijohet me Planin e Pastrimit Kombëtar, që me nisjen e sezonit turistik ka në fokus pastrimin e vijës bregdetare, pasi plazhet janë zonat më të populluara. Ajo thekson se në kanë dyfishuar kapacitetet njerëzore për ta përballuar pastrimin.

“Kemi vazhduar atë që ne e kemi cilësuar si plani i i pastrimit kombëtar. I cili në funksion të sezoneve mund të ketë ulje ngritje, apo për të një territor. Tani që kulmon sezoni veror edhe i plazhit që mbetet end enjë nga destinacionet më të populluara, ne futemi në fazë të dedikuar për pjesën e plazheve, Sarandë, Himarë, Vlorë, Rrogozhinë, Durrës, Kavajë. Ku përmes agjencisë kombëtare të bregdetit dyfishojmë forcat e kapacitete njerëzore që angazhohen nga agjencitë për të përballuar pastrimin e gjithë vijës bregdetare.

Ky është nga parametrat. Nesër do të përqendrohemi në Shkodër, në plazhet e Velipojës për të pastruar dhe bërë gati territorin për pushuesit. Do aplikojmë gjobat ndaj kryebashkiakëve që nuk përmbushin këtë detyrë. Masat e rrepta kanë pasur një efekt edukativ të rëndësishëm”, tha Kumbaro.

Ministrja tregoi edhe një risi për këtë sezon turistik, ku do të parashikohet një kalendar meaktivitete të ndryshme.

"Do jetë një paketë e madhe eventesh, aktivitetesh sportive kulturore, me festival që do shtrihet gjatë gjithë sezonit në të gjithë Shqipërinë do jetë i aksesushëm online në rrejte, përmes një aplikacioni të dedikuar", tha ministrja.

Sa i takon dezinsektimit të ambientit nga mushkonjat në vijën bregdetare, një problematikë që edhe Report Tv e ka trajtuar, ministrja tha procesi është vonuar për shkak të problematike me procedurat. Ajo theksoi se dezinsektimi do të nisë me urgjencë.

“Ka një problematikë që ka sjellë vonesa në realizmin në kohë. Është kompetencë që ushtrohet edhe nga bashkitë, disa kanë avancuar dhe e kanë kryer procesin e dezinsektimit pa pritur procesin e madh kombëtar, po përpiqemi të rikuperojmë vonesën dhe ta bëjmë sa më urgjent por pa thekuar procedurat burokratik. Ka biznese private që kanë avancuar dhe e kanë bërë pjesërisht këtë gjë në terrenin që menaxhojnë. Janë probleme të vogla që dalin aty këtu dhe na bëhen mësim gjithmonë”, tha Kumbaro.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Timi: 10/06/2023 10:58

    Mjere Shqiperia ne dore te kujt ka mbetur. Nje dezinsektim nuk bejne dot ne kohe kane 10 vjet ne pushtet. Per te mos folur per plazhet qe i kane ndare sikur ia la baba

    Përgjigju
  • Zani: 09/06/2023 23:25

    Plazhin e Vlores lijani ne dore Vilma Bellos se...do e ndriti.Ka vizion te papare si mesuese letersie per turizmin

    Përgjigju
  • Avduli: 09/06/2023 20:19

    Po mire moj zonjeza Mamude, te gjitha plazhet publike i ndate me ngastra, njesoj si ta kishit mallin e babait?!

    Përgjigju
  • Probabilitet: 09/06/2023 18:12

    Nga zona detare Durres deri shkoder eshte bere mushkonja sa nje merimange duhet sperkatje edhe qytete gjysme bregdet si Lezha zona afer Velipoje zona afer lagunes patok dhe zonat perreth , fshat zona afer durrees zona kavaje dhe qytet zona velipoje rene hedhur dhe zona rreth deri 2km rri mushkonja pra gjithe vija bregdetare sperkatje masive nga ajri 2-3 dite dhe pastaj jo 10 milion por edhe 12 milion turiste kemi sepse rrit cilesine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë