Sezoni turistik, Pjerin Ndreu në ‘Kontrast’: Ja oferta e Lezhës për turistët! Siguria prioritet, vitin e kaluar asnjë mbytje

TIRANË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu i ftuar në Report Tv pas fitores më 14 maj, thotë se do t’i përgjigjen me punë votës së çdo qytetar, të cilët i votëbesuan një mandat tjetër për të drejtuar lezhjanët. Në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, Ndreu u ndal tek oferta turistike e Lezhës, tashmë e futur në një ndër vendet më të kërkuara për plazhet. Ai vuri thekson tek pastëritia e plazheve, tek çmimet e arsyeshme, tek kulinaria, por edhe tek aspekti historik që të ofron Lezha.

“Ajo bashki është fituar pa asnjë nga ata që iu duket se pa ta nuk merr frymë Lezha. Ne do i përgjigjemi një për një gjithë asaj vote që na ka votëbesuar, që normalisht që nuk ka qenë i lehtë. Në Shëngjin po të futesh dhe të gjesh tre letra rresht s’ka shans. Kemi punuar ditë që kemi heq plehrat e mëdha. Rruga nga kryqëzimi i Lezhës del në Shëngjin ka qenë një katastrofë e vërtetë. Kemi dashur një javë ditë për ta pastruar.

Një ndër aspektet më të rëndësishme, sipas Ndreut është siguria në plazhe, ku veçoi se vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë mbytje.

“Lezha ishte ndër plazhet më të frekuentuar në raport me njësitë akomoduese. Duhet të vijë se ka një ujë shumë të pastër. Është i certifikuar, ka katër zona që ndërthuren me njëri tjetrin, Tale, Kune Vain që është perlë, plazhi Shëngjinit dhe Rana e Hedhun. Ka çmimet më të ulëta të shezlongë, ka menaxhimin më të mirë të plazhit, pastërtisë, ndriçimit, tregut. Janë të përcaktuara gjërat, njësitë e shërbimit kanë rritur cilësinë, kulinaria është një ndër ato që ne jemi në vend të parë dhe s’kemi konkurrencë. Lezha ka ndërthurje gjeografike të jashtëzakonshme, mund të vish për plazh, por mund të vizitosh varrin e Skënderbeut....Siguria është shumë e lartë, vjet nuk është mbytur askush. Janë disa elementë që e kanë bërë Lezhën të rritet në mënyrë të jashtëzakonshme në turizëm”, tha Ndreu.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale